Albspirit

Media/News/Publishing

Edicioni i Gjashtë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës

Nga Artur Nura

Zhvillimi dhe roli ekonomik i Kinës po I shfaqet edhe një herë botës nëpërmjet Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) 2023 që po mbahet nga 5 deri në 10 nëntor në Shangai, duke tërhequr kështu një numër të madh ekspozuesish nga e gjithë bota të cilët marrin pjesë në vitin e gjashtë të këtij eventi domethënës.

Vizioni i Kinës për të ndihmuar dhe përfituar në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët ndërkombëtare për njerëzimin, sipas qeverise kineze është i rrënjosur në qytetërimin dhe kulturën e vendit të madh aziatik.

Konfuci (551-479 p.e.s.) parashikoi “harmoninë e madhe nën diell”, i bindur se “qeniet njerëzore në të gjithë tokën” ndajnë lidhje farefisnore. Filozofë të tjerë kinezë kanë mbrojtur gjithashtu të jetuarit në harmoni, duke i këshilluar njerëzit të ndihmojnë dhe ta duan njëri-tjetrin.

“Mësimet e të urtëve kinezë kanë pasur një ndikim në zhvillimin e kombit kinez” – citohet në vazhdimësi nga autoritetet kineze të cilët synojnë që “CIIE 2023” të bëhet një platformë për promovimin e politikave të hapjes së nivelit të lartë të Kinës dhe të shërbeje si një e mirë publike ndërkombëtare.

Sheng Qiuping, Zëvendës Ministër i Tregtisë në një konferencë shtypi të realizuar para fillimit të eventit të madh, bëri me dije se janë gjithsej 289 kompani nga 500 të tillave që janë lider të industrisë botërore, do të marrin pjesë në ekspozitën e ndërmarrjeve këtë vit ku dallojnë 15 markat më të mira të automjeteve në botë, 10 kompanitë më të mira industriale elektrike dhe, 10 kompanitë më të mira të pajisjeve mjekësore.

Sipas të njëjtit autoritet kinez, ky event me pjesëmarrës nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare parashikon të mirëpresë 3,400 ekspozues dhe 394,000 vizitorë profesionistë, sigurisht në frymën e projektit të madh gjeopolitik “Një Brez Një Rrugë” (BRI) ku në pavijonin kombëtar e kishin konfirmuar pjesëmarrjen 69 shtete dhe tre organizata ndërkombëtare, prej të cilave 64 janë nga vende partnere të BRI-së.

Ministri i Jashtëm i Honduras në Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE)/CFP

Qëllimet e këtij eventi shumë dimensional

Ndër pikat kryesore të ekspozitës së këtij viti janë teknologjitë më të fundit, duke përfshirë energjinë me karbon të ulët dhe inteligjencën artificiale. Më shumë se 400 produkte të reja, teknologji të reja dhe shërbime të reja po shfaqen tashmë këto ditë në ekspozitë sipas autoriteteve Kineze.

Eventi përfshin më shumë se 120 aktivitete që do të mbahen përgjatë margjinave të CIIE të këtij viti. Udhëheqësit e industrisë nga një sërë sektorësh, duke përfshirë prodhimin e automjeteve, kujdesin shëndetësor mjekësor dhe teknologjinë digjitale, janë mbledhur për të diskutuar tendencat e reja dhe për të shkëmbyer ide përparimtare.

Më shumë se 2,000 produkte, teknologji dhe shërbime të reja u lançuan dhe u realizuan marrëveshje me vlerë 350 miliardë dollarë në pesë edicionet e fundit të CIIE dhe ky I këtyre ditëve sipas parashikime do I tejkalojë të mëparshmit.

Organizimi për një event kaq të madh ekonomiko shkencor, por padyshim edhe gjeopolitik

Sigurisht që për të arritur në një organizim kaq të madh është dashur një punë kolosale paraprake nga ana e organizatorëve, si në planin ekonomik ashtu edhe atë gjeopolitik. Ne, për të shfaqur sado pak këtë punë “të pas kuintave” hulumtuam në dy aktorë të rëndësishëm globalë, Britaninë e Madhe dhe Turqinë.

Londra një urë ekonomike midis Europës dhe Kinës

Lise Bertelsen, është drejtore ekzekutive e Këshillit të Biznesit Kinë-Britani (CBBC) e cila ka mbajtur një fjalë në Forumin  6-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) më 26 maj 2023 në Londër.

Sipas News.CN Lise Bertelsen, në këtë event tha se ishte e domosdoshme që ekonomitë e dyta dhe të gjashta më të mëdha në botë të vazhdojnë të punojnë së bashku, të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë aktivitete shumë planëshe.

Duke e quajtur CIIE një mundësi të shkëlqyer për bizneset në Mbretërinë e Bashkuar për të hyrë dhe u zgjeruar në tregun kinez, Bertelsen tha se CBBC ka qenë dhe do të vazhdojë të përfshihet në CIIE dhe do të donte të thellonte partneritetin në të ardhmen.

Bao Ling, përfaqësues I larte i Ambasadës Kineze në Mbretërinë e Bashkuar , në po atë Forum Kino – Britanik shtoi nga ana tij se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) shërben si një dritare për Kinën për të ndarë mundësitë e zhvillimit me botën dhe se Kina mirëpret qeverinë dhe bizneset britanike për të shfrytëzuar sa më shumë ekspozitën për të arritur sukses më të madh në tregun kinez.

Duhet shtuar gjithashtu se Forumi i 6-të I Ekspozitës Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) i mbajtur në Londër është ndjekur nga mbi 200 përfaqësues nga qeveria britanike, shoqatat e biznesit dhe ndërmarrjet e ndryshme private.

Qartazi duket se Kina synon të shërbejë edhe ne interes të saj si një treg i madh i cili mund të sjellë përfitime për ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Turqia një aktor i rëndësishëm ekonomik për Kinën

Një promovim për Ekspozitën e 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) është mbajtur në 12 korrik 2023 edhe në qendrën kulturore dhe financiare të Turqisë në Stamboll ka kanë marrë pjesë shoqata biznesi turke dhe përfaqësues të kompanive kineze.

Gjatë promovimit, Liu Shaobin, ambasador i Kinës në Turqi, tha se eventi tregon se Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit dhe thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve. Turqia ka marrë pjesë në CIIE për pesë vjet radhazi, kujtoi Liu Shaobin, duke vënë në dukje se përmes Expo, eksportet e Turqisë në Kinë kanë tejkaluar 500 milionë dollarë amerikanë.

Ning Feng, president i Qendrës Kombëtare të Konventave dhe Ekspozitave në Shangai, ftoi kompanitë turke të bashkohen në Expo dhe të marrin përfitimet maksimale nga mundësitë e mëdha të tregut kinez.

“Me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh dhe mbi 400 milionë konsumatorë me të ardhura të mesme, Kina është tregu super i madh më premtues në botë”, vuri në dukje Ning Feng qe vlerësoi se importet e Kinës në dhjetë vitet e ardhshme do të kalojnë 22 trilionë dollarë amerikanë.

Ndërsa sipas Jak Eskinazi, kryekoordinator i Shoqatës së Eksportuesve të Egjeut, Expo do të ndihmojë Turqinë të eksportojë më shumë produkte në Kinë.

Energjia një motor i rëndësishëm midis Kinës dhe Turqisë

Sipas XinhuaNet, drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) Fatih Birol thotë se Turqia do të jetë në gjendje të plotësojë nevojën e saj në rritje për energji diellore duke kryer bashkëpunim me Kinën.

Në një video-mesazh dërguar Konferencës së Biznesit Turqi-Kinë të mbajtur në Stamboll, Birol tha se duke pasur parasysh kërkesën e madhe në rritje të shpejtë të Turqisë për energji të pastër, mund të zhvillohet një bashkëpunim i rëndësishëm midis Kinës dhe Turqisë. – “Ky bashkëpunim mund të zgjerohet në shumë fusha, nga solare tek digjitalizimi e deri te automjetet elektrike” – shpjegoi  Birol.

Duket se si rezultat i politikave industriale që qeveria kineze vendosi vite më parë, Kina tani dominon sektorin e energjisë së pastër. Kujtojmë qe sot, 80 për qind e paneleve diellore në botë, 70 për qind e turbinave me erë dhe një në çdo dy makina elektrike prodhohen në Kinë. Sipas Birol, Kina ka kapacitete shumë të larta, veçanërisht në sektorin e energjisë diellore, dhe pas plotësimit të nevojave të saj, kapaciteti i saj i tepërt mund të eksportohet.

– “Zhvillimet në energjinë diellore, të erës dhe bërthamore, si dhe në prodhimin e makinave elektrike po vazhdojnë me një rritëm shumë të shpejtë dhe kostoja e energjisë së pastër po bie ndjeshëm,” përfundoi mesazhin e tij drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) Fatih Birol ne video mesazhin per Konferencës së Biznesit Turqi-Kinë të mbajtur në Stamboll.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vecse të presim zhvillimin e Edicionit të Gjashtë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës për të parë konkretizimin e kësaj pune kolosole dhe rezultatet e saj domethënëse…/ CRI.CN

https://perqasje.com/2023/11/edicioni-i-gjashte-i-ekspozites-nderkombetare-te-importit-te-kines/?fbclid=IwAR2ww0tuq2dIrIoLfZBLWk1opr7WRrViVjaai1T6eU9QbHyN8s4G1gNhrH0

Please follow and like us: