Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumentarë të historisë së lashtë, por edhe të re të Pekinit

Një cikël dokumentarësh, të cilët pasqyrojnë historinë, kulturën, monumentet e lashta, por edhe të reja të Pekinit do të fillojnë të shfaqen sëshpejti në Radiotelevizionin Publik Shqiptar dhe ne një nga kanalet e platformës Digitalb. Nepërmjet këtyre dokumentarëve publiku shqiptar do të udhëtojë në historinë e një prej metropoleve më të mëdha të botës, duke duke njohur detaje të rëndësishme të këtij qyteti.

RTSH dhe Digitalb nënshkruan me Televizionin e Pekinit marëdhënie bashkëpunimi për këto dokumentarë. Në ceremonine e organizuar ne RTSH, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm, Alfred Peza dhe Ge Hongyu, drejtor i programimit të komunikimeve me jashtë në televizionin e Pekinit.

Ky hap i parë i bashkëpunimit ndërinstitucional- u theksua gjatë takimit, krijon mundësi për një bashkëpunim konkret e të ndërsjelltë në të ardhmen.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Wang Dexin.

Po kështu në mjediset e Digitalb u nënshkrua marrëveshja lidhur me këto trasmetime, nga Ge Hongyu dhe Eglinor Ramaj, drejtor i përgjithshëm i Digitalb. Trasmetimet e këtyre dokumentarëve do të fillojnë në muajin nëntor në kanalet e kësaj platforme.

Në shkollën e mesme jopublike Dertliu në Tiranë, delegacioni nga televizioni I Pekinit dhe drejtues të Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës , patën një takim me nxënës të kësaj shkolle. Ishte një bashkëbisedim i hapur dhe i sinqertë, ku nxënësit shprehën dëshirën e tyre për të njohur më në detaje historinë dhe zhvillimin e Kinës. Drejtoresha e shkollës, Ema Dertli dhe nxënës të ndryshëm folën për interesat në rritje të tyre, për të komunikuar edhe me vendin e zhvilluar aziatik.

https://perqasje.com/2023/11/dokumentare-te-historise-se-lashte-por-edhe-te-re-te-pekinit/?fbclid=IwAR3aVJXJbfnDnCU1EfjU6lQC3kTysHJyE-v5jd2ckwsv-fA8p5VUn_Cpx7g

Please follow and like us: