Astrit Lulushi: Përsëri mbi pellazgët
Shumë studiues thonë se Popujt e detit (Filistinët dhe Pellazgët) e kanë prejardhjen nga Minoanët. E vetmja dëshmi për Popujt e Detit është regjistruar në mbishkrimet e faraonëve Merneptah dhe Ramesses III.
Ky është mbishkrimi i Merneptah:
Asnjë tokë nuk mund të qëndronte para krahëve të tyre. Një kamp u ngrit në një vend në Amurru. Ata shkretuan popullin e tij dhe toka e tij nuk lulëzoi kurrë më. Ata po shkonin përpara në drejtim të Egjiptit. Konfederata e tyre përbëhej nga Peleset, Shekelesh, Danuna dhe Veshesh.
Mbishkrimi i Ramesses përshkruan ardhjen dramatike të Popujve të Detit në Egjipt. Ata cilësohen si një konfederatë e njerëzve nga ishujt, atdheu i të cilëve ishte trazuar; kishin udhëtuar me anije, shkaktuan kërdi në të gjithë Mesdheun dhe sulmuan Egjiptin. Forcat egjiptiane, të udhëhequra nga Ramesses III i mundën.
Këta pushtues të robëruar më vonë u vendosën në Levant.
Dhe kjo është gjithçka që dimë vërtet për Popujt e Detit. Por mjafton për të konkluduar për origjinën e tyre.
Filistejtë ose Pellazgët janë dy interpretime të mundshme të emrit Peleset që gjenden në mbishkrimet egjiptiane. Popujt e Detit përfshinin njerëz nga më shumë se një kulturë
Zonat rreth ishujve britanikë, Danimarkës dhe Skandinavisë kanë një histori shumë të gjatë të ndërtimit të varkave të sofistikuara. Zbulimi i një platforme 8000-vjeçare në Britani mund të jetë vendi më i vjetër për ndërtimin e varkave i zbuluar ndonjëherë. Ishujt Britanikë në veçanti ishin një burim i rëndësishëm i kallajit për epokën e bronzit, kështu që mund të kishin lidhje tregtare detare në veri e në jug. Popujt që jetonin rreth ishujve duhet të kishin qenë plotësisht të vetëdijshëm për shoqëritë e pasura me të cilat bënin tregti. Edhe ideja se bënin udhëtime dhe angazhoheshin në pushtime e shkatërrime të epokës së bronzit nuk është plotësisht përtej sferave të probabilitetit.
Importi i prodhimeve të tyre ishte i gjerë. Edhe stacioni detar i Athinës në Dor, në Palestinë, kishte lidhje me këtë. Do të dukej si e çuditshme që athinasit të vendosnin një port detar atje nëse nuk kishte një lidhje kulturore ekzistuese më parë.
Historia egjiptiane ka kuptim për njerëzit e detit. Asnjë tokë nuk mund të qëndrojë para ushtrisë së tyre. Ramesses III luftoi disa beteja, por e humbi luftën. Njerëzit e detit zhdukën aborigjenët. Ndoshta, “afrikanët veriorë” të tanishëm janë pasardhës të popujve të detit.
I vetmi informacion vjen nga një burim tjetër egjiptian thotë se disa prej tyre u vendosën në Levant. Nuk dihet se cili ishte fati i të tjerëve.
Nuk ka asnjë ngjashmëri midis Pellazgëve që ishin para grekë dhe palestinezëve të islamizuar dhe arabizuar, nga pushtuesit të quajtur filistinë.
Peles dhe filistinë të ishin dy popuj të ndryshëm me të njëjtin emër. I gjithë rrëfimi i palestinezëve që janë pellazgë është totalisht me origjinë politike. Në fakt, Peleset dhe Filistinët nuk janë pelazgë. Mbishkrimet janë ato që janë dhe të gjitha të dokumentuara mirë. “P” fillestare duket se ka pësuar ndryshim në një fërkim. Një pyetje më e mirë ka të bëjë me “Keftiun” egjiptian. A ishte kjo fillimisht kf-tiu, ku “f” përsëritej një “r”, me fjalë të tjera Kreta, Kretas?
Ka disa popuj të detit. Peleset e Filistejtë janë identifikuar si dy prej tyre dhe ADN-ja u është testuar. Ata ishin me prejardhje indoevropiane.