Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Emocionet tona ndikohen nga “emocionet e natyrës”

“Kur dielli rrezon – rrezojmë dhe ne e kur qielli qan – qajmë dhe ne”, Dr. Vlora Obertinca.

Në ditët si sot kur nuk ka diell, bie shi dhe ngryset qielli, edhe njeriu në brendësinë e tij ngryset njëjtë. Kjo ngase rrezet e diellit ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e  serotoninit apo hormonit të lumturisë së njeriut.

Ciklet e natyrës janë të pashmangshme, pjesë e së cilës jemi edhe ne, madje emocionet tona ndikohen drejtpërdrejt nga “emocionet e natyrës”. Thënë ndryshe ndërdija jonë e padukshme komunikon vazhdimisht me energjinë e natyrës në të cilën jetojmë edhe ne. Fluktuimi i frekuencave të energjisë së tokës e influencon drejtpërdrejt pjesën tonë emocionale, për çfarë në ditët e ngrysura bie disponimi ynë.

Të dashurit e mi, në ditët e ngrysura mos e mundoni veten shumë, por mundësisht ndërmerrni diçka që ju bën të ndjeheni mire, sepse kjo sado pak e ndihmon njeriun të tejkalojë shtypjen atmosferike e cila shtyp edhe energjinë tonë dhe fushën elektromagnetike rreth nesh. Cdo gjë është kaluese, e edhe moti i keq. Vazhdoni të buzëqeshni sepse dita tjetër do jetë me diell.

Please follow and like us: