Gjelok Marko: Digjet flamuri serb në Tiranë
Shtypi dhe masmedia në Serbi ngrehin alarmin. Ata propagandojnë se marrëdhënia e mirë midis dy kombeve është në rrezik të madh. Propagandojnë se pa u gjetur e dënuar fajtorët e këtij incidenti rrezikohet gjithçka… Të gjenden dhe të dënohen fajtorët, proteston dhe jep ultimatum edhe qeveria e Serbisë dhe kjo pa shumë vonesë, ose si shprehet tekstualisht në notën e protestës së Qeverisë Serbe: “Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, në këtë frymë, pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti, të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe do të njoftojnë institucionet e Serbisë përmes kanaleve diplomatike brenda një afati të arsyeshëm”. Në këtë pikë duam të theksojmë qartë se ne, si shumica e gjithë shqiptarëve, e dënojmë aktin. Jemi gjithashtu për marrëdhëniet e mira midis shqiptarëve dhe serbëve, madje më shumë se shumë nga pushtetarët e sotëm të Serbisë. Gjithashtu edhe ne duam dhe jemi të gatshëm që fajtorët të dënohen. Po kur vjen fjala për të gjykuar e për të dënuar jemi të mendimit se duhen analizuar të gjitha faktet dhe duhet vendosur sipas parimeve të drejtësisë dhe të barazisë. Në bazë të këtyre parimeve, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit, po i paraqitim qeverisë serbe pa vonesë listën e fajtorëve:
1/Në radhë të parë fajtore është Kisha Ortodokse Pansllaviste Ruse e cila duke shtrembëruar mësimet e Biblës dhe fjalët dhe urdhërat e Jezu Krishtit krijoi një teologji të rreme në shërbim të politikës ekspansioniste të Perandorisë Ruse. Apostulli Pal thotë tek Gal.1: 8 se kush kryen një veprim të tillë sjell mbi vetveten dhe pasuesit e tij një mallkim të përjetshëm. Teologët e Kishave të Rusisë e të Sërbisë e kryen dhe vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë në këto pozita. Këtu, te këto kisha te kjo teologji qëndron rrënja e problemit. Kjo solli devijimin e gjithë kombit të tyre.
2/Në vendin e dytë, në listën e fajtorëve, vendin e ze Kisha Ortodokse Serbe e cila e pranoi këtë teologji të rreme, krijoi konceptin e rremë e duke e shpallur Kosovën si “Jerusalemin e Serbisë”, shpalli si shenjtorë vrasësit, etj, etj. Ozurpoi manastirët e Kishat Shqiptare, Katolike dhe i ndryshoi dhe transformoi dhe sot i shpall si Kisha e Manastire Ortodokse Sërbe. Me të bërë këtë i përdori këto objekte si qendra agresioni dhe ekspansioni.Edhe sot vazhdon të përdorë manastiret si depo armësh e qendra agresioni etj. Se si i cilëson Bibla këto lloj veprimesh kemi shpjeguar te https://alb-spirit.com/2023/09/29/gjelok-marko-manastiret-e-serbise-tradita-dhe-shenjteria-e-rreme/ https://alb-spirit.com/2023/07/27/gjelok-marko-kirill-vucic-dhe-kishat-e-tyre-te-krishtit-apo-te-antikrishtit/
3/Vendin e tretë në listë e zenë politikanët e Rusisë e të Serbisë që prej më tepër se një shekulli kanë patur një politikë gjenocidi ndaj Shqiptarëve. Duke filluar nga mbretërit që deklaronin se: “Sa më shumë shqiptarë të vrisni e të shpërngulni, aq më të mëdha janë meritat tuaja ndaj atdheut”. Kjo poltikë vazhdoi gjithmonë. U duk qartë me Millosheviçin dhe vazhdon në mënyrë të maskuar me Vuçiçin.
4/Vendin e katërt e zenë intelektualët rusë e serbë që e kanë venë vetveten krejtësisht në shërbimin e idesë së “Sërbisë së madhe”. Emrat e tyre janë të njohur dhe shteti serb mund t’i gjejë vetë.
5/Vendin e pestë e ze masmedja e korruptuar serbe. Në këtë listë mund të shtonim dhe shumë grupime e fakte, po jemi të mendimit se kushdo që i qaset problemit me një zemër të ndershme mund ta bëjë vetë këtë gjë.
Së fundi do të përmendnim faktin se djegja e flamurit serb ishte në fakt një kundërveprim. Fatkeqësisht duhet thënë se flamuri i Shqipërisë digjet shpesh në ndeshje futbolli e takime të nacionalistëve ekstremë në Serbi. Të djegin flamurin shqiptar, për disa grupime në Serbi, është bërë një ritual i zakonshëm për të cilin nuk flitet as nga shtypi serb dhe madje, në shumicën e rasteve, as nga shtypi shqiptar. Edhe qeveria shqiptare nuk bën as reagimin më të vogël, aq më pak nota proteste të karakterit ultimativ. Qeveria serbe do të ndihmonte shumë në qoftë se do të na tregonte se si ajo i dënon aktet dhe personat që djegin flamurin shqiptar në Serbi, kjo do të vendoste një precedencë për qeverinë dhe drejtësinë shqiptare se si të vepronte në këtë rast të djegjes së flamurit serb në Tiranë.