1943-1944/Deportimi i 60 mijë hebrenjve të Janinës
Për arsye të paqarta, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme greke deri më tani kanë mësuar pak për periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Civile.
Një nga episodet më të dhimbshme të pushtimit është shkatërrimi i komuniteteve greke hebraike nga shteti gjerman dhe administrata naziste. Mbi 60,000 hebrenj u transferuan në periudhën mars 1943 dhe korrik 1944 me dhunë derjt Polonisë dhe Gjermanisë si pjesë e “zgjidhjes përfundimtare”, siç e quajti regjimi shfarosjen e hebrenjve të Evropës. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mbijetuan për t’u kthyer pas luftës në Greqi, Izrael ose gjetkë.
Nga të gjitha rastet e shkatërrimit të bashkësive hebraike, më e qarta në aspektin e materialit fotografik është rasti i Janinës.
Fotografi nga evidenca ushtarake gjermane pasqyrojnë momente tronditëse të këtij operacioni me skena nga hebrenjtë e Janinës të mbledhur buzë liqenit, gati për të hipur në kamionët ushtarake me të cilët do të udhëtonin mëngjesin e 25 marsit drejt Trikalës.
Gjyqi i Maximilian Merten në Athinë në vitin 1959 dhe hetimet që pasuan në të njëjtën temë, lejojnë një rindërtim të pjesshëm të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga momenti i vendimit të shërbimeve të sigurisë në Athinë der në arrestimin e hebrenjve të Janinës më 25 mars 1944 – shkruan Huffingtonpost.