Albspirit

Media/News/Publishing

Yzedin Hima: Etje

u deha duke pirë dritë nga neoni i ftohtë i syrit tënd
ndjej mall për terrin ku fsheh tiparet dhe mërinë
urat ua hipin lumenjve me shalët hapur si kurva
indiferentë ata rrjedhin drejt një dashurie sublime
etja është gjithçka – njeriu i nginjur vozit mbi botë
si një bidon bosh mbi valët e qeta të lumit
kam veshur një bluze prej cicërimash kanarine
poshtë kapotës së ashpër me cohë prej kohe
kapota më rri e rëndë e supet më dhembin
koha është endur dhe endet me fije gënjeshtre
edhe fjalët kanë helm të fortë si gjarpërinjtë
fjalia shpifëse është ai gjarpëri jeshil në bar
ajri po bëhet pis nga mbetjet e fjalëve
bota u bë nga një materie që thirret dobësi
gratë janë shpëtimi i njerëzve të ndershëm
u deha duke pirë dhimbje e mërzi
fjalët me dalin të jargavanta tani.
Please follow and like us: