Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Fuqia e mendjes përcakton rezultatin e dëshiruar

Nganjëherë kalojmë nëpër periudha të vështira të jetës dhe nuk e kemi të lehtë ta mundim mendimin negativ. Ndodh madje edhe pa pritur që, ngjarjet e bukura të kthehen në një rrjedhë negative dhe si të tilla nuk janë të lehta për t’u menaxhuar emocionalisht, e aq më pak për t’u tejkaluar shpejtë.
Në raste të tilla është mirë të rrëfehemi tek miqët e shpirtit dhe të marrim këshilla të mira, meqë në situata të rënda emocionale është vështirë të mendohet me mendje të qetë.
Mundohuni të filloni ditën me miq të zemrës dhe me mendime të bukura. Kur e vëreni se mendimet tuaja kanë kaluar në mendime negative, kthehuni mbrapa dhe filloni sërish me mendime të bukura. Kjo ngase, mendimi pozitiv tërheq mendimin pozitiv dhe anasjelltas, thotë ligji universal i tërheqjes. Momentet dhe ditët kalojnë pavarësisht se si mendojmë ne.
Të dashurit e mi, zgjedhni të mendoni për gjëra të bukura sepse duke qëndruar në mendime për të bukurën, krijoni një të ardhme të bukur e cila do të manifestohet patjetër si plotësim i një dëshire apo bekim hyjnor në të ardhmen e afërt të jetës suaj.
Please follow and like us: