Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: KUR TË VIJË AJO DITË

 

 

Tim vëlla, Alushit

 

 

Kur të vijë ajo Ditë,

oh, ajo Ditë e Shenjtë,

kur të vijë

eja e më trokit

te dritarja e varrit,

unë,

do të ngritem

si Konstantini

të gëzohem bashkë me ju,

ta valvis flamurin

e shqiponjës t`ia puth flatrat

në të Shenjtën Ditë.

(1982).

Please follow and like us: