Albspirit

Media/News/Publishing

“Virusi” i presidentit nga populli prek edhe Greqinë

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka ndërmend të vërë në lëvizje një tjetër nismë me karakter populist. Gazeta e djathtë “Kathimerini” raporton se Tsipras dështoi në krijimin e një shumice parlamentare që do të ndryshonte sistemin elektoral në Greqi, por të hënën pritet që ai të bëjë publike idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Propozimi kyç është zgjedhja e presidentit nga populli, bashkë me ndryshimet e kompetencave që e shoqëron një zgjedhje të tillë. Sipas kësaj gazete, Tsipras synon më shumë të provokojë debate mbi Kushtetutën, sesa të përqendrohet në propozime konkrete, por për idenë e Presidentit nga populli, mundet që Greqia t’i drejtohet edhe një referendumi.

http://www.ekathimerini.com/210699/article/ekathimerini/news/constitutio…

Please follow and like us: