Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTËT E FAKULTETIT TË ADMINISTRATËS PUBLIKE VIZITOJNË PARLAMENTIN E KOSOVËS

23 Dhjetor 2023

Studentët e nivelit master të Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB kanë vizituar Parlamentin e Kosovës.

Aktiviteti është organizuar nga profesori Ylber Aliu në kuadër të lëndës “Institucionet politike dhe administrative” duke sjellur një mundësi unike për të njohur thellësisht funksionimin e institucioneve tona.

Ai udhëhoqi grupin në një udhëtim të strukturuar nëpër hapësirat e parlamentit, duke theksuar rëndësinë e njohurive të praktikuara në ligjëratë dhe lidhjen e tyre me realitetin politik.

Studentët u mirëpritën nga deputeti Rashit Qalaj, i cili ndau me ta përvojat në fushën e politikës. Diskutimet ishin të frytshme dhe rikthyen një perspektivë të rëndësishme për rolin e rinisë në politikë.

Studentët e Fakultetit të Administratës Publike vizitojnë Parlamentin e Kosovës

Please follow and like us: