Një grua është vrarë ndërsa të paktën dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me hanxhar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stuttgart-it, në qytetin Reutlingen në Gjermani.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i dyshuar si autor për sulmin e kryer. Gazeta gjermane “Bild” raporton se gruaja që ka mbetur viktimë e këtij sulmi është vrarë nga agresori jashtë një fast-food-i. Raporte ende të pakonfirmuara për gazetën gjermane thanë se gruaja ka punuar më parë në këtë dyqan.
Një dëshmitar okular tha për tabloidin se agresori vrapoi me një hanxhar në dorë prapa një makine policie. Agresori, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur dyshohet se është një refugjat sirian.
Megjithatë motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta.