Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Hajrullahu: Bajraktarë, por pa gomarë!

Në vitin që lamë pas, raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurti kanë qenë mëse tē tensionuara për një kohë të gjatë.

Megjithatë, ka pasur disa sinjale të përmirësimit të këtyre  raporteve, por jo në masën që realisht ,duhet të ishin.

Edi Rama kishte postuar një  foto ku përqafonte kryeministrin e Kosoves Albin Kurtin, duke lënë për të kuptuar një përmirësim të mundshëm të këtyre marrëdhënieve…

Por ka pasur edhe indikacione që Edi Rama dëshironte që  ta ‘rrëzonte’ Kurtin nga pushteti…

Gjatë gjithë vitit që lamë pas, pothuajse asnjëherë në historinë e re të Kosovës, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk ishin kaq të vakëta dhe pa jetë.

Pra, është veshtirë të  parashikohet me siguri, se  si do zhvillohen këto marrëdhënie mes tyre në në vitin 2024, megjithatë mund të thuhet se raportet e Ramës me Kurtin vazhdojnë të  jenë ende  të ftohta, për mos thënë të ngrira. Ky qëndrim absurd mes dy kryeministrave shqiparë, nuk të çon askund, veçse në rrugë qorre e të  pastudiuara mirë, në dëm të proceseve integruese të të dy vendeve… duke iu krijuar hapësirë vendeve fqinje që të kenë qasje selektive në proceset e mëtutejshme që na presin…

Kjo situatë e krijuar, e bën që vështirë të parashikohet se çfarë dimensioni do të marrin këto marrëdhënie në të ardhmen!

Megjithatë, gjithsecili nga ne që e kupton sadopak situatën politike, ekonomike të të dy vendeve, trendet e zhvillimit, kapacitetet dhe kapriçot e individëve të caktuar, lehtësisht mund të konkludojë se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, pothuaj do vazhdojnë të jenë të ngrira.

Nuk ka logjikë, qē në këto situata të zhvillimeve globale, ne shqiptarët të sillemi si bajraktarë e të mos kemi fleksibilitetin që t’i kapërcejmë ndasitë apo botëkuptimet e ndryshme në raport për çështje jetike për të dy  vendet.

Seç mu kujtua thënia e famshme e të madhit Fan Noli, ‘Bajraktarë pa gomarë’, e që i përshtatet kësaj situate që ne gjendemi…

Post Scriptum: Harrova të përmend idenë e Bashkimit Kombetar dhe po shikoj se në cilin horizont ta gjej…

Please follow and like us: