Amnesty International: Të burgosurit në Turqi janë torturuar e përdhunuar
Amnesty International thotë se ka “dëshmi të jashtëzakonshme” që thonë se Turqia ka torturuar qindra njerëz të paraburgosur pas grusht shtetit të dështuar më 15 korrik.
Organizata globale për të drejtat e njeriut më 24 korrik ka thënë se disa prej atyre që mbahen nën arrest janë “marrë në pyetje derisa janë rrahur, torturuar por edhe përdhunuar derisa janë mbajtur në qendra paraburgimi zyrtare dhe jo zyrtare në këtë vend”. Autoritetet turke kanë paraburgosur më shumë se 13 mijë njerëz gjatë masave ndëshkuese ndaj atyre që dyshohet se bënë përpjekje të rrëzojnë nga pushteti presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Rreth 6 mijë janë arrestuar formalisht. Organizata me seli në Londës ka cituar intervistame mjekë, avokatë dhe një zyrtar të një qendre të paraburgosjes duke thënë se dëshmitë tregojnë se të paraburgosurit janë viktima të abuzimeve brutale. Një zyrtar i lartë turk është cituar nga agjencia e lajmeve franceze, AFP duke i hedhur poshtë akuzat e Amnesty International.