Astrit Lulushi: Praktikë
Anders Ericsson
Rregulli 10 mijë orësh i përmendur shpesh, thotë se duhet të kaloni 10,000 orë 10 vjet, duke praktikuar një detyrë për të arritur mjeshtërinë. Ky nivel i praktikës mban sekretin e suksesit të madh në çdo fushë – është bërë ungjill i shenjtë i recituar si litani në seminare mbi performancën e lartë. Problemi: është vetëm gjysma e vërtetë
Praktika e zgjuar përfshin gjithmonë një lloj reagimi që ju lejon të dalloni gabimet dhe t’i korrigjoni ato – kjo është arsyeja pse kërcimtarët përdorin pasqyrat. Në mënyrë ideale, ky reagim vjen nga dikush me një sy eksperti dhe kështu çdo kampion sportiv i klasit botëror ka një trajner. Nëse praktikoni pa reagime të tilla, nuk arrini në rangun e lartë.
Reagimet kanë rëndësi dhe përqendrimi gjithashtu.
Ëndërrimi i syrit e mposht praktikën; ata që shikojnë televizor ndërsa stërviten, nuk do të arrijnë kurrë në shkallat më të larta. Vëmendja e plotë duket se rrit shpejtësinë e përpunimit të mendjes, forcon lidhjet sinaptike dhe zgjeron ose krijon rrjete nervore për atë që praktikoni.
Të paktën në fillim. Por ndërsa zotëroni se si të ekzekutoni rutinën e re, praktika e përsëritur transferon kontrollin për fokusim të qëllimshëm në qarqet në tru që përfundimisht e bëjnë ekzekutimin e saj të lehtë. Në atë pikë praktika bëhet rutinë.
Pra, çfarë duhet për t’u bërë një ekspert ose mjeshtër në një fushë të caktuar? 10,000 orë praktikë.
Është një rregull i përbashkët, i popullarizuar kohët e fundit nga Malcom Gladwell në bestsellerin Outlier: The Story of Success. Është tërheqës, i lehtë për t’u mbajtur mend dhe pak a shumë një përgjithësim provokues, shkencë empirike.
Këtë rregull e krijoi vite më parë Anders Ericsson, psikolog i Universitetit Shtetëror të Floridës, dhe e quajti Rregulli 10,000 orësh. Ai thotë se rregulli është një thjeshtim dhe në shumë mënyra, një interpretim i gabuar i kërkimit të tij, është tërheqës dhe i lehtë për t’u mbajtur mend, por në një bazë shkencore mjaft të lëkundshme.
Ericsson u fokusua në studentët e violinës në një akademi muzikore në Berlin. Studimi zbuloi se studentët më të arrirë kishin vënë 10,000 orë raktikë kur mbushën 20 vjeç. Edhe Gladwell vlerëson se Beatles bënë 10,000 orë praktikë duke luajtur në Hamburg në fillim të viteve 1960 dhe se Bill Gates 10,000 orë të punës programuese përpara themelimit të Microsoft. Kështu lindi rregulli i 10,000 orëve: vendosni 10,000 orë praktikë dhe bëhuni ekspert në një fushë të caktuar.
Por pas ekzaminimit, problemet fillojnë të shfaqen.
Para së gjithash, thotë Ericsson, numri 10,000 është krejtësisht arbitrar. Është tërheqëse dhe e lehtë për t’u mbajtur mend, por në të vërtetë nuk bazohet në ndonjë gjë thelbësore. Është numri i orëve që këta violinistë kishin kaluar deri në moshën 20-vjeçare. Deri në moshën 18-vjeçare, ata kishin punuar mesatarisht 7400 orë. Dhe madje edhe në moshën 20-vjeçare, ata ishin shumë të mirë në violinë, dhe ndoshta u drejtuan në krye të fushës së tyre, por ata nuk ishin ende ekspertë.
Ericsson argumenton se sekreti i fitores është praktikë e qëllimshme dhe një mësues/e i mirë. Dhe këtu ndahen rrugët e amatorëve dhe ekspertëve. Pas rreth 50 orësh trajnimi, njerëzit arrijnë në atë nivel “mjaft të mirë”, ku ata mund t’i bëjnë lëvizjet pak a shumë pa sforcim. Ata nuk e ndiejnë më nevojën për praktikë të përqendruar, por janë të kënaqur me atë që kanë mësuar. Pavarësisht se sa më shumë praktikojnë – përmirësimi i tyre do të jetë i papërfillshëm.
Ekspertët përqendrohen në mënyrë aktive në ato lëvizje që ende duhet t’i perfeksionojnë, në korrigjimin e asaj që nuk funksionon në lojën e tyre dhe në përsosjen e modeleve të tyre mendore, se si të luash lojën, ose duke u fokusuar në detajet e komenteve nga një trajner me përvojë. Ata nuk ndalojnë kurrë të mësuarit.
Meqenëse rregulli i 10,000 orëve nuk bazohet në shkencë të fortë, çfarë dimë për praktikën? Jo të gjitha mësimet ose praktikat janë njësoj të dobishme – dhe jo të gjithë fillojnë nga e njëjta pikënisje.
Please follow and like us: