Rexhep Polisi: AS DIELLI NUK NGROH…
Këtu ndjehem si i huaj, në dhe të huaj,
Ndjehem bosh! Pikë gjaku s’më lëvrin
Nën lëkurë. As dielli nuk ngroh si aty
Në viset e tua, në viset tona të bukura…
Si i huaj ndjehem dhe paskam mall
Për gurgullimën e lumit tonë që mban
Ndezur përherë dashurinë kristal,
Që shkrin edhe dëborën në mal…
Please follow and like us: