Fritz Radovani: 1944 – 2024, SHQIPNIA PARA ZHDUKJES
SHQIPNIA ETNIKE
Flasin Gropat “Pa Emna”!..: “Me zhdukjen e Shqiptarve të Veriut dhe të Shkodranve të vertetë dijetarë dhe të shkolluem, nga dora vllavrasëse e qeverisë tradhëtare të Tiranës “rilindja komuniste”, që kryesohet nga antishqiptari Edi Ramoviq, mos mendoni se do të ketë Shqipni ma!”
Në Nandor 19 44 terroristi Enver Hoxha vrau intelektualët e Tiranës:
Muntaz KOKALARI, Vesim KOKALARI, Syria KOKALARI, Nebil ÇIKA,
Ismail Agë PETRELA, Ali PANARITI,Hamid GREBLLESHI,Nazmi URUÇI,
Isuf ALLAMASI, Hasiz BLLOSHMI, Selim KELMENDI, Hasan DINE,
Shefqet DELIALLISI, Kapllan DELIALLISI, Jakup DELIALLISI,
Lluka XHAMARI, Jorgji MEMA, Boris BELESKI, Rifat TERSHANA,
Muharrem LLESHI, Rakip KALENJA, Muharrem LIKU, Subi TOPALLI,
Abdullah SARAÇI, Prof. Dr. Lorenc BASHA, Anton FEKEÇI,
Akil SAKIQI, Petraq PEKMEZI, Bajram CUKA, Mehmet M. DADO,
Selman O. SHTJEFNI, Aleks MAVRAQI, Selaudin Ali KORÇA. Vritet në Tiranë me atentat edhe Ingjenjer Lodovik ZOJZI…
Vazhdojnë vrasjet!
Mbas 29 Nandorit 1944 u vazhdue shfarosja.., që vazhdon edhe sot:
Krimineli Enver Hoxha jo vetem ishte një vrastar i pashoq, po ai zhduku me pasuesit e tij edhe Ata shkrimtarë dhe dijetarë që kishin vdekë sa vite perpara, si dhe Ata që do të vriste me doren e tij. Zhdukja vazhdoi me:
At Gjergj FISHTA OFM, Prof. Filip FISHTA, Prof. Kristo FLOQI,
Don Ndre ZADEJA, At Pjeter MËSHKALLA SJ. At Pashko BARDHI OFM., Don Ndue BITYQI, Prof. Martin CAMAJ, Kostë A. ÇEKREZI,
Nikoll DAKA, Guljelm DEDA, Mark DEMA, At Benedikt DEMA OFM. Imzot Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës), Prof. Qemal DRAÇINI,
Helena LULI, Mehdi FRASHËRI, Prof. Dedë GAJTANI, Frano ALKAJ, Pashk BABI, Don Nikoll GAZULLI, Karl GURAKUQI, Pashko GJEÇI,
At Daniel GJEÇAJ OFM., At Shtjefen GJEÇOVI OFM., At Anton HARAPI OFM., At Mark HARAPI SJ., Zef M. HARAPI, Et’hem HAXHIADEMI, Prof. Faik KONICA,Imz. Gjon Nikollë KAZAZI, Prof. Ernest KOLIQI,
At Fulvio KORDIGNANO SJ. Muzine KOKALARI, Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA), Krist MALOKU, At Donat KURTI OFM,
Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI),
Anton LOGORECI, Mati LOGORECI, At Ambroz MARLASKAJ OFM.,
Hilë MOSI,At Luigj MARLEKAJ OFM., Don Nikoll MAZRREKU,
Branko MERXHANI, Zef NDOKILLIJA, Lef NOSI, At Bernardin PALAJ OFM., Gjergj PEKMEZI, Imzot Vinçenc PRENNUSHI OFM.,
Prof. Arshi PIPA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI),
Kolë THAÇI, Bajame HOXHA ÇELIKU, Prof. Sami REPISHTI,
Namik RESSULI, At Justin RROTA OFM., Cuk SIMONI, Luigj THAÇI,
Prof. Gjon SINISHTA, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI)
Don Aleksandër SIRDANI, At Marin SIRDANI OFM., Gjush SHELDIJA,
Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y.), Simon SHUTERIQI, Zef PALI,
At Zef VALENTINI SJ. At Anton ZANONI S.J., Ndoc VASIJA,
Pjeter ZARISHI, Tajar ZAVALANI, Don Engjëll RADOJA, Gasper PALI, Don Simon JUBANI, Zeqir LUSHAJ, Zef ZORBA , Don Lazer JUBANI, etj.
E mos harroni se, të gjithë këta Emna të nderuem, (e sa të tjerë që nuk janë në këte listë), ishin të diplomuem jashta Shqipnisë, nder sa e sa universitete të njohuna të Europës Përendimore e t’ botës së qytetnueme.
Sikur këta dijetarë të botonin veprat e Tyne me aq vlera shkencore, dhe të studjoheshin ato vepra në Shqipni, sot até zhvillim kulturor do të na e kishte lakmi jo vetem Ballkani, po gjithë Europa e qytetnueme.
Veprat e Atyne dijetarve tue u djegë e plaçkitë, por edhe tue u studjue shpesh edhe mësheftas, kanë mbetë të rujtuna mjaftë prej tyne nga persona që sot bijnë në sy per ngritjen e tyne kulturore. Po, fatkeqësisht, pjesa ma e madhe e veprave të Tyne, u vodhen dhe u pervetsuene nga hajdutë pacipë, që me paturpësi në kopertinat e librave vune emnat e vet.
Ndersa sot, po punohet per zhdukjen e atyne materialeve shkencore dhe, zevendsimit të tyne me “injorancen e drejtuesve të shtetit hajdut”, që po groposë gjithshka me vlerë si e si mos me lanë gjurmë të Asaj Shqipni, që nderohej e respektohej si Atdheu i Gjergj Kastriotit e Nanë Terezes!
Melbourne, 20 Janar 2024.