Zanë Mali: ME DIELLIN TIM TË PËRDITSHMËM
Mblodha një nga një kockat
e shpërndara
Lava fytyrën e brumosur
të mëngjesit
Sytë e enjtur i ngjyrosa me
të zezë
Petkun e zonjës dardane vesha
Për t’i trazuar mendjet e
burrave fisnikë.
Takat jeshile më prisnin n’vitrinë
Për rrugëtimin nën
rreze drite
Drejtë Pallatit të ligjeve pozitive
për t’i korigjuar vullnetshëm
Dështakët e moteve
që s’kthehen
Me diellin tim të përditshëm
Që më ngrohte njëjtë si shpirti
Yt i ëmbël.
Please follow and like us: