Administrata në panik nga zgjedhjet e parakohshme…!
Institucionet shtetërore po përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Një lajm në formë thashethemnaje i përhapur në korridoret e qeverisë dhe ministrive, se në seancën e parë të Legjislaturës së re Parlamentare të shtatorit do kërkohet mocion mosbesimi për Edi Ramën si kryeministër, ka futur në panik punonjësit partiakë në të gjitha nivelet.
Burime nga administrata thonë se nën zë po u kërkohet specialistëve, kryesisht në zyrat juridike dhe të tenderimeve të “kopsitin” dokumentet sepse “në shtator mund të ndërrohen ngjyrat e pushtetit”.
Nuk dihet se kush është autori i këtij njoftimi por të njëjtat burime saktësojnë se lajmi qarkullon kryesisht mes specialistëve dhe drejtuesve të PS që punojnë në këto institucione.
Pezmi i administratës, vjen menjëherë pas debateve që shoqëroi marrëveshja dhe miratimi i reformës në drejtësi mes PS dhe LSI. Nga ana e dy partive qendrore të koalicionit duket se ka një ftohje të dukshme e shoqëruar kjo dhe me deklaratat e Fatmir Xhafajt dhe të Luan Ramës këto ditët e fundit. Duhet theksuar se të punësuarit në institucione janë dhe parashikuesit më të mirë të ndërrimit të pushteteve, pasi në shumicë janë njerëz që administrojnë votën e PS në zgjedhje.

Please follow and like us: