Rifat Ismaili: BOTA ËSHTË PËR TË GJITHË
Për njerëzit e urtë, tolerantë, ata që mirëkuptojnë dhe pranojnë ekzistencën e tjetrit, toka është Atdheu i të gjithëve!
Në një moment kritik si ky i sotmi, ku përçarja dhe luftërat i bëjnë sfidë jetës, ku e keqja ka shtrirë rrënjët e saj në të gjithë globin, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për të ardhmen e pasigurt, të japin alarmin dhe të bashkohen në një, për t’iu kundërvënë të keqes. Një rol parësor në këtë betejë me të Keqen, duhet të luajnë shkrimtarët dhe artistët, që me penën e tyre dhe dijet të përshpejtojnë procesin e ndërgjegjësimit njerëzor. Sa më shumë përparësi ti japim e sensibilitet çështjes për të cilën po flasim, aq me rëndësi vitale do jetë në një të ardhme të afërt për shëndetin e globit tokësor,për garantimin e jetës njerëzore, tonën e të fëmijëve tanë. Ndryshe, do jetë vonë, dhe katastrofa e pashmangshme.
Pyetja është;
A mund të bëhen njerëzit më të ndërgjegjshëm për vlerat e pakthyeshme të jetës? A arrijmë ta kuptojmë që jetën e kontrollojme ne, jemi ne ata që e bëjmë të bukur apo të begatë, me gjestet e veprimet tona, me përkushtimin, solidaritetin, respektin dhe altruizmin ndaj të tjerëve, sidomos ndaj qenieve më të dobëta e specieve të ndryshme që popullojnë botën, dhe na gëzojnë me prezencën e tyre?
Pa mendoni sa e trishtuar do ishte bota pa diellin që lind çdo mëngjes, dhe një re gjigante ta gllabëronte? Akoma më e tmerrshme është një armë bërthamore, që jo vetëm shkatërron dritën diellore, por gjithçka has para saj gjatë dhe pas shpërthimit, dhe qindra kilometra katrorë tokë i dorëzohen perandorisë së Vdekjes dhe kaosit.
Po kaq e trishtë do të ishte bota kur tê ndodhte e të zgjoheshim një mëngjes e mos ti gjenim më komshinjtë tanë, zërat e fëmijëve të tyre,ai ” mirëmëngjes “i dhënë me buzëqeshje, dhe ftesën për të jetuar paqësisht.
Po aq e trishtë dhe e frikshme do ishte sikur qiellin mos ta përshkonin më zogjtë me flatrat e tyre të mrekullueshme, pemët të thaheshin, ujërat e lumenjve të ndërprisnin udhëtimin e tyre të përjetshëm drejt detit.
Para shumë vitesh kam shkruar një ese të cilën e gjej ende sot aktuale;
” Asnjëherë nuk arrijmë të mësojmë prej gabimeve dhe dështimeve tona? Si nuk arrijmë asnjeherë të jemi më të ndërgjegjshëm , më të mirë me të tjerët dhe me veten?
Kjo pra, është fytyra gjysmake e një bote gjysmake . Pjesa tjetër, ajo e vërteta, qëndron e fshehur në errësirë, si ajsbergu nën ujë. Është një botë e sëmurë që i duhet shumë kohë të shërohet. Bota është bërë e frikshme po të ndodhesh në një xhungël pafund drurësh e egërsirash , por e kupton se është po aq e frikshme po të ndodhesh mes xhunglës njerëzore , mes këtyre qyteteve të stërmëdhenj, rrugëve, grataçielave të tyre, fabrikave, reklamave, dhe dritave shumëmilionëshe.
Një botë me ajër, një botë akoma natyrale unë kërkoj, por se gjej dot. Një botë me mizurën e njeriut, ku nuk të duket vetja i vogël , i dobët dhe i parëndësishëm, ku kaosi dhe konfuzioni nuk të gëlltisin. Ku makina nuk bën punën e njeriut, dhe njeriu nga ana e tij nuk kthehet në robot e makinë llogaritëse. Ku dashuria nuk është vetëm një fjalë e shpikur në fjalor, por një realitet. Ku jeta nuk kthehet në një burg me mure që ngado që shkon thyen turinjtë, por një fushë e ndritur ku mund të vraposh i lirë dhe i shpenguar, ku energjitë që ti përçon nuk i bëjnë dëm askujt, ku ti mëson të rrosh vetëm me të nevojshmen, dhe nuk ke arsye të dhunosh, të shtypësh, të ndohtësh, dhe të prishësh ekuilibrin e botës për të kënaqur një ego të sëmurë e të përkohshme. “
Ndaj, të hedhim sytë e të shikojmë jetën në sy, ajo nuk është ashtu siç duhet të jetë, në vend të fëmijëve të gêzuar duhet të shohim e ndjejmë edhe fatin e mijëra fëmijëve që vriten nga bombat në një luftë të pamëshirshme, shpesh për tekat e disa të çmendurve të cilët kanë para e pushtet. Duhet të shohim me dhimbje ato nëna që nuk arrijnë të sigurojnë ushqimin e përditshëm per veten dhe femijët e tyre, dhe ti ndihmojmë, keqtrajtimet që u bëhen grave, pleqve dhe njerëzve të pafajshëm, dhe tu gjendemi në momentin e duhur për tu zgjatur dorën e paqes dhe shpresës.
Duhet ti shohim me sytë e shpirtit të gjitha të këqijat e kesaj bote dhe ti parandalojmë me fuqinë e zërit dhe penës sonë, me forcën e arsyes dhe progresit, në emër të mirësisë dhe vazhdimit të jetës.
———————————————————————
“IL MONDO È PER TUTTI”
Per le persone sagge, tolleranti, che comprendono e accettano l’esistenza degli altri, la terra è la Patria di tutti! In un momento critico come quello attuale, dove le divisioni e le guerre mettono in discussione la vita, dove il male ha diffuso le sue radici in tutto il mondo, le persone devono essere consapevoli del futuro incerto, lanciare l’allarme e unirsi in uno, per opporsi al male. Scrittori e artisti devono giocare un ruolo primario in questa battaglia contro il Male, affinché con la loro penna e il loro sapere possano accelerare il processo di consapevolezza umana. Quanto più priorità e sensibilità diamo al tema di cui parliamo, tanto più esso sarà vitale nel prossimo futuro per la salute del globo terrestre, per garantire la vita umana, la nostra e quella dei nostri figli. Altrimenti sarà troppo tardi e il disastro sarà inevitabile.
La domanda è; Le persone possono diventare più consapevoli dei valori insostituibili della vita? Riusciamo a capire che la vita è controllata da noi, siamo noi a renderla bella o prospera, con i nostri gesti e le nostre azioni, con dedizione, solidarietà, rispetto e altruismo verso gli altri, soprattutto verso gli esseri più deboli delle diverse specie che popolano il mondo , e deliziarci con la loro presenza?
Pensi quanto sarebbe triste il mondo senza il sole che sorge ogni mattina e una nuvola gigante che lo ingoia? Ancora più terribile è un’arma nucleare, che non solo distrugge la luce solare, ma tutto ciò che la precede durante e dopo l’esplosione, e centinaia di chilometri quadrati di terra vengono consegnati all’impero della Morte e del caos. Sì, il mondo sarebbe così triste se ci svegliassimo una mattina e non trovassimo più i nostri vicini, le voci dei loro figli, quel “buongiorno” dato con un sorriso, e l’invito a vivere serenamente. Sarebbe altrettanto triste e spaventoso se il cielo non fosse più attraversato dagli uccelli con le loro meravigliose ali, gli alberi seccassero, le acque dei fiumi interrompessero il loro eterno viaggio verso il mare. Molti anni fa scrissi un saggio che trovo attuale ancora oggi; “Non riusciamo mai a imparare dai nostri errori e fallimenti? Come non riusciamo mai a essere più consapevoli, più gentili con gli altri e con noi stessi?
Questa è la metà faccia di un mezzo mondo. Il resto, la verità, giace nascosta nell’oscurità, come un iceberg sott’acqua. È un mondo malato che ha bisogno di molto tempo per guarire. Il mondo è diventato spaventoso se ti trovi in una giungla infinita di alberi e animali selvatici, ma ti accorgi che è altrettanto spaventoso se ti trovi in mezzo alla giungla umana, tra queste enormi città, le loro strade, i loro grattacieli, le fabbriche , pubblicità e luci multimilionarie. Un mondo con aria, un mondo ancora naturale che cerco, ma non lo trovo. Un mondo con la misura umana, dove non ti vedi piccolo, debole e insignificante, dove il caos e la confusione non ti inghiottono. Dove la macchina non fa il lavoro dell’uomo, e l’uomo a sua volta non si trasforma in robot e calcolatore. Dove l’amore non è solo una parola inventata sul dizionario, ma una realtà. Dove la vita non si trasforma in una prigione murata che ti rompe la testa ovunque tu vada, ma in un campo luminoso dove puoi correre libero e redento, dove le energie che porti con te non fanno male a nessuno, dove impari a convivere da solo con ciò che è necessario, e non hai motivo di violare, opprimere, danneggiare e sconvolgere l’equilibrio del mondo per soddisfare un ego malato e temporaneo. “
Allora diamo uno sguardo e guardiamo la vita negli occhi, non è come dovrebbe essere, invece di vedere solo bambini felici dovremmo vedere e sentire il destino di migliaia di bambini che vengono uccisi dalle bombe in una guerra spietata, spesso per capricci di alcuni pazzi che hanno soldi e potere. Dobbiamo vedere con dolore quelle madri che non riescono a provvedere al cibo quotidiano per sé e per i loro figli, e noi le aiutiamo, al maltrattamento delle donne, degli anziani e delle persone innocenti, e trovarci al momento giusto per tendere una mano di pace e di speranza. Dobbiamo vedere con gli occhi dell’anima tutti i mali di questo mondo e prevenirli con la forza della voce e della penna, con la forza della ragione e del progresso, in nome del bene e della continuazione della vita.
———————————–
“THE EARTH IS EVERYONE’S HOMELAND”
For wise, tolerant people, those who understand and accept the existence of others, the earth is the Motherland of all! At a critical moment like today, where division and wars challenge life, where evil has spread its roots throughout the globe, people must be aware of the uncertain future, sound the alarm and unite in one, to oppose evil. Writers and artists must play a primary role in this battle with Evil, so that with their pen and knowledge they can accelerate the process of human awareness. The more priority and sensitivity we give to the issue we are talking about, the more vital it will be in the near future for the health of the earth globe, for guaranteeing human life, ours and our children’s. Otherwise, it will be too late, and disaster is inevitable.
The question is; Can people become more aware of the irreplaceable values of life? Can we understand that life is controlled by us, we are the ones who make it beautiful or prosperous, with our gestures and actions, with dedication, solidarity, respect and altruism towards others, especially towards the weaker beings of different species that populate the world, and delight us with their presence? Do you think how sad the world would be without the sun rising every morning, and a giant cloud swallowing it? Even more terrible is a nuclear weapon, which not only destroys sunlight, but everything that comes before it during and after the explosion, and hundreds of square kilometers of land are surrendered to the empire of Death and chaos. Yes, the world would be so sad if we woke up one morning and no longer found our neighbors, the voices of their children, that “good morning” given with a smile, and the invitation to live peacefully.
It would be equally sad and scary if the sky was no longer crossed by birds with their wonderful wings, the trees dried up, the waters of the rivers stopped their eternal journey to the sea. Many years ago I wrote an essay that I still find relevant today; “We never manage to learn from our mistakes and failures? How do we never manage to be more aware, kinder to others and to ourselves? This is the half face of a half world. The rest, the truth, lies hidden in the dark, like an iceberg under water. It is a sick world that needs a long time to heal. The world has become scary if you are in an endless jungle of trees and wild animals, but you realize that it is just as scary if you are in the middle of the human jungle, among these huge cities, their roads, their skyscrapers, factories, advertisements, and lights. multimillion. A world with air, a still natural world I seek, but I can’t find it. A world with human misery, where you don’t see yourself as small, weak and insignificant, where chaos and confusion don’t swallow you up. Where the machine does not do the work of man, and man in turn does not turn into a robot and calculator. Where love is not just an invented word in the dictionary, but a reality. Where life doesn’t turn into a walled prison that breaks mugs everywhere you go, but a bright field where you can run free and redeemed, where the energies you carry don’t harm anyone, where you learn to live alone with it necessary, and you have no reason to violate, oppress, harm, and upset the balance of the world to satisfy a sick, temporary ego”.
So, let’s take a look and look life in the eye, it is not the way it should be, instead of angry children we should see and feel the fate of thousands of children who are killed by bombs in a merciless war, often for whims of some madmen who have money and power. We must see with pain those mothers who fail to provide daily food for themselves and their children, and we help them, the mistreatment of women, the elderly and innocent people, and find ourselves at the right moment to extend a hand peace and hope. We must see with the eyes of the soul all the evils of this world and prevent them with the power of our voice and pen, with the strength of reason and progress, in the name of goodness and continuation of life.
Please follow and like us: