Albspirit

Media/News/Publishing

Sondazhi, SHIK-u dhe UDB-ja kryen vrasjet politike, mungon vullneti politik për t`i zbardhur ato

Mimozë LaknaMIMOZË LAKNA

 

Vrasjet politike të pasluftës, vazhdojnë të mbesin plagë e hapur në Kosovë. Neglizhenca e institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e tyre ka zbehur shpresat e familjarëve të veprimtarëve të të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe gazetarëve që u vranë gjatë viteve të para të pasluftës.

Në një sondazh të fundit të realizuar nga gazeta “Bota sot”, në pyetjen se “Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës? “, deri më tani rreth 2 mijë e 228 lexues apo 30.2% e lexuesve, kanë votuar ish- Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK-un), si kryes të vrasjeve politike. Për opsionin tjetër, UDB-ja kanë votuar 746 persona. Kurse, numrin më të madh të votave e ka marr opsioni SHIK-u dhe UDB-ja, për të cilin kanë votuar 4 mijë e 133 persona apo 56%.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi, ka thënë për “Bota sot”, se Prokuroria nuk i Komenton rastet që janë në hetim e sipër. “Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk komenton aktivitetet që janë në hetim e sipër, as për të mohuar as për të pohuar ato”, ka thënë Liridona Kozmaqi për “Bota sot”.

Ky sondazh nuk është i befasishëm për analistin Gazmend Islami, sipas të cilit, SHIK-u ka pasur skuadra ekzekutive që janë marr me ekzekutimin e njerëzve.

“Në bazë të hulumtimeve të bëra nga shumë organizata ndërkombëtare por edhe nga shërbimet informative të shteteve më të zhvilluara që janë të përfaqësuara në Kosovë si KFOR-it dhe inteligjenca e KFOR-it, kanë saktësuar se brenda strukturave të SHIK-ut ka pasur skuadra ekzekutive, d.m.th skuadra që janë marrë vetëm me ekzekutimin e njerëzve. Mirëpo, kjo fatkeqësisht deri më sot nuk është dëshmuar për shkak të mungesës së vullnetit politik për t`i zbardhur vrasjet”, ka deklaruar Islami. Sipas analistit Islami, skuadrat që kanë kryer vrasjet e komandantëve gjatë luftës, janë të njëjtat që kanë kryer vrasjet e pasluftës. “Skuadrat e vrasjeve kanë ekzistuar jo vetëm gjatë luftës me vrasjet politike por edhe pas luftës dhe gjatë kohës kur Hashim Thaçi dhe grupacioni i tij i afërt me Xhavit Halitin, Kadri Veselin e Azem Sylën, kanë marr kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E njëjta skuadër, e njëjta udhëheqje politike gjatë luftës kur kanë ndodhur disa vrasje të Komandantëve të zëshëm, vrasjet e të cilëve ende mbesin enigmë por edhe pas luftës janë vrarë disa figura kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vazhduar edhe pas luftës me të njëjtin avaz, ku janë kryer vrasje të shumta”, ka potencuar Islami.

Islami, thotë se për zbardhjen e vrasjeve politike, mungon vullneti politik, ndërsa fajëson LDK-në, e cila sipas tij e ka amnistuar kreun e SHIK-ut Kadri Veselin duke bërë koalicion.

“Prandaj nuk më habitë, fakti që në anketën që e ka bërë “Bota sot”, ka dalë se shumica e lexuesve mendojnë se SHIK-u ka bërë vrasje politike. Mirëpo, përderisa nuk dëshmohet që kjo organizatë ka kryer vrasjet, kjo gjë mbetet vetëm në letër. Faji kryesor bie mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila e ka amnistuar Kadri Veselin, dhe i ka amnistuar të gjitha strukturat e SHIK-ut, dhe shihet se Kadri Veseli po ecë me hapa të sigurtë të qeverisë së Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partitë tjera opozitare duhet ta ngrenë këtë cështje në Kuvendin e Kosovës, ta formojnë një Komision për hetimin e këtyre rasteve të shëmtuara, të vrasjes së njerëzve të LDK-së, dhe për të arritur këtë duhet seriozitet dhe vullnet polik”, ka nënvziat ai.

Ndërkaq, sipas analistit Rrok Berisha, tash e sa vjet gjyqësia por dhe politika, bashkë me drejtësinë ndërkombëtare që ishte dhe është në Kosovë, nuk gjetën kohë dhe nuk kishin vullnet që të merren e zbardhin vrasjet politike në Kosovë, si ato gjatë e pas luftës.

“Për vrasjet politike është shkruar shumë, madje LDK-ja këto vrasje i ka përdorë edhe nëpër fushat elektorale sa për të fituar vota, por dhe pse tash e sa vjet ishte në një fare mënyre në pushtet nuk bëri asgjë as në kohen kur ministër të drejtësisë LDK-ja kishte Ministrin e vet, por as ne kohën kur LDK e ka Kryeministrin. Akuzat janë ndër më të ndryshmet. Por të paret që akuzohen për këto vrasje janë shërbimet sekrete sic është ai SHISH dhe SHIK”, ka thënë Berisha.

Ai ka kujtuar vrasjen e ish Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi në Tirani, duke thënë se, kjo vrasje edhe sikur të jetë bërë nga ndonjë shërbim i huaj siç pretendohet, ai serb apo ai i ShIK-ut të Ksovovës, kjo nuk do mund të bëhej pa lejen apo bashkëveprimin e shërbimeve të SHISH-it të atëhershëm.

“Pra në mes të Tiranës u vra Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi. Kjo vrasje edhe sikur të jetë bërë nga ndonjë shërbim i huaj siç pretendohet të thuhet , ai serbe apo ai i ShIK-ut të Ksoves, nuk do mund te behet pa lejen apo bashkëveprimin e shërbimeve te SHISH te athereshem, per çka Shteti shqiptarë bashkë me organet relevante të drejtësisë në Kosovë-jam i bindur se e dinë saktë, se kush ngriti dorën e tradhtisë dhe bëri këtë veprim tradhtie, ndaje një atdhetari e eprori, ndaj luftës për çlirimin e Kosovës dhe ndaj ushtrisë pra Forcave të Armatosura të Kosovës”,ka theksuar Berisha.

Nga ana tjetër, sipas tij, e gjithë klasa politike në Kosove si LDK-ja por dhe subjektet tjera,vrasjet politike i kanë vetëm si mjete për të zhvilluar një propagandë të llojit të veçantë, propagandë elektorale, por në bazë të angazhimit të tyre,asnjeri subjektet e veçmas ai subjektet në gjirin e secilit vepruan aktivistët politik e ushtarak të vrarë nuk bëri asgjë në zbardhjen e vrasjeve të tyre.

“Ajo që është bërë deri tash është vetëm fjalë…dhe mjerisht në sajë të koalicionit të fundit qeverisës PDK-LDK, kur LDK-ja në një mënyrë pranoi të udhëheq me njerëzit e SHIK, apo të SHIKIKizohet-dyshimi është edhe me i madh. Unë mendoi që po të ekzistonte vullneti i faktorit polik në Kosovë, për zbardhjen e këtyre vrasjeve, sidomos i LDK-se, aktoret do të gjendeshin, ngase ata ishin dhe vepruan në mesin tonë por dhe një pjesë e aktorëve ose e urdhërdhënësve është sërish në mesin tonë , madje kane dhe poste politike e shtetërorë dhe “udhëheqin shtetin” bashkë me LDK-në. LDK-ja , akuzimin e pjesëtarëve të SHIK-ut për vrasjet politike e ka si paravanë , sa here që shkon e flet në përvjetore, por mos çuditen nëse dalin vet njerëz nga LDK-ja të cilët pengojnë proceset në drejtësi dhe në zbardhjen e rasteve”, është shprehur ai. Ndryshe, gjatë luftës në Kosovë por edhe pas saj, u vranë dhjetëra veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës por edhe gazetarë të gazetës “Bota sot”, të cilët shkruanin për zhvillimet e kohës së luftës por edhe të pasluftës.

Please follow and like us: