Albspirit

Media/News/Publishing

A duhen mbyllur rrjetet sociale për nën 16-vjeçarët?

E para gjë që duhet të bëjmë, është të kuptojmë se ka arsye emocionale, psikologjike që i shtyjnë të gjejnë strehë tek celulari apo rrjetet sociale si instrument. Një herë e një kohë ndodhte me televizionin. Atë që gjejnë sot tek TikToku, dikur e gjenin në serialet televizive.

Çështja është që shkakun të mos e gjejmë tek instrumenti.

Filozofi italian Luciano Floridi thotë se nuk ekziston një dikotomi, midis jetës reale dhe jetës virtuale. Eshtë pa kuptim t’i mendosh të ndara.

Nëse të rinjtë shkojnë dhe gjejnë strehë në botën e videolojërave dhe nëpër rrjete sociale, kjo ndodh sepse kanë nevojë për një strehë, një vend ku të marrin distancë nga një jetë që e ndjejnë të zbrazët ka kuptimi, dhe që i bën të vuajnë.

Eshtë studiuar tërheqja sociale, të ashtuquajturit hikikomori: nëse këta tipa nuk do të kishin patur internetin dhe përdoruesit online me të cilët të komunikonin, shpesh herë do të kishin zhvilluar forma edhe më të rënda të ankthit, apo edhe të kishin sjellje dramatike.

Interneti për ta ka qenë si një lloj “inkubatori psikik”. U ka mundësuar në një moment vuajtje të madhe që përjetonin, që të mbanin aftësitë e krijimit të marrëdhënieve sa më aktive. Ndalimi nën moshën 16 vjeç? Nëse bëhet për arsye të shëndetit mendor, nuk është kjo rruga. Ose më saktë, nuk është kjo rruga kryesore.

Një tjetër rrugë

Ka shumë prindër që kanë zgjedhur një tjetër qasje. Përpiqen që në Instagram apo në TikTok, të marrin kohë me ta dhe t’u tregojnë se kush janë përmbajtjet apo postimet që i konsiderojnë qesharake, të kota dhe ato që mund të jenë më inteligjente. Përpiqen t’u tregojnë mënyrën se si ata, prindërit pra, e shohin botën. Nuk e ndalojnë, sepse është njësoj si me motoçikletën… Mund t’ua heqësh, por nuk i ndalon dot të bëjnë xhiro me atë të shokut. Prandaj, në vend se të ndalohen, përse të mos bëhen përpjekje për të mësuar përdorimin e duhur? / bota.al

Please follow and like us: