Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Të ndryshosh stilin e jetesës

Të ndryshosh stilin e jetesës është një IMPENJIM i madh që kërkon kohë, energji, organizim, përkushtim fizik e mendor, mbi të gjitha në fillimet e ndryshimeve dhe më pas zakonet e mira (të ushqehehesh shëndetshëm e të bësh sa më shumë lëvizje) bëhen normale dhe kthehen automatikisht për t’u ndjekur.
Sapo arrin të marrësh përfitimet mbi shëndetin dhe cilësinë e jetës nuk mund të kthehesh prapa, por të shtyn të ecësh përpara për t’i mbajtur dhe ruajtur këto vlera duke planifikuar gjithçka të shëndetshme: të lëvizësh e të hash shëndetshëm.
Varet nga ne, bëhet fjalë që të ZGJEDHIM, ose të vendosim t’i lëmë gjërat ashtu siç janë, ose të kërkojmë t’i ndryshojmë.
Figura e profesionistit është thelbësore, kur përzgjedh një plan ushqimor korrekt me një kuotë kalorish dhe ushqyesish korrekte, të personalizuar në bazë të nevojave që kemi, duke llogaritur saktësisht lëvizjet që duhet të bëjmë për të përmirësuar shëndetin tonë, impenjohet të ndjekë hap pas hapi e të gjejë zgjidhjen e problemeve që paraqiten gjatë këtij udhëtimi dhe për të arritur të plotësojë objektivat që kemi.
Please follow and like us: