Astrit Lulushi: Të parët, primitivë
Banorët e parë të tokës, krenoheshin me forcën dhe madhësinë e tyre. Duke përbuzur perënditë, ata morën përsipër të ngrinin një kullë, maja e së cilës duhej të arrinte në qiell.
Por kur kulla iu afrua qiellit, erërat i ndihmuan perënditë dhe e përmbysën; rrënojat e saj thuhet se janë ende.
Perënditë futën një larmi gjuhësh mes njerëzve, të cilët deri në atë kohë kishin folur të gjithë të njëjtën gjuhë. Vendi ku ata ndërtuan kullën tani quhet Babiloni për shkak të ngatërrimit të gjuhëve, sepse hebrenjtë e quajtën Babel – konfusion.
Në tokën e Armenisë është një mal shumë i madh që quhet Baris, tek i cili shumë njerëz u tërhoqën në kohën e Përmbytjes dhe shpëtuan. Ata në veçanti u transportuan atje në një arkë dhe se mbetjet e saj u ruajtën gjatë. Ndoshta ky njeri me anije ka qenë i njëjti individ me të cilin Moisiu foli në mal, ku mori urdhëresat.
Priftërinjtë që shpëtuan shkuan në Senaar të Babilonisë. Por ata përsëri u dëbuan nga futja e një shumëllojshmërie gjuhësh; mbi të cilat themeluan koloni në pjesë të ndryshme të botës, ku secila u vendos në situata të tilla si rastësi ose Perëndia i shtyu të pushtonin.
Damascius thotë se babilonasit, si pjesa tjetër e barbarëve e kaluan në heshtje parimin Një të universit dhe shikonin me dyshin gjithçka: Tautha dhe Apason u bënë burrë e grua dhe Tautha u emëruar nënë e perëndive. Dhe nga kjo lindi Moymis, i cili nuk është tjetër veçse bota që rrjedh nga dy parime (dy zota, ose nga dy koka). Prej tyre rrodhën pasardhës të tjerë: Dake dhe Dakus dhe Kisare, nga të cilat dolë tre të tjerat, Anus, Illinus dhe Aus. Dhe nga Ausi lind një djalë i quajtur Belus, i cili është krijuesi i botës. Illinus u vendos në lindje dhe jug të Europës, duke u bërë edhe mollë sherrit mes vendasve që pretendonin se vinin prej tij.
Këto ndodhën shumë kohë para Dhiatës së vjetë, e cila është kopje ose adoptim i shkrimeve më të lashta.
Please follow and like us: