Albspirit

Media/News/Publishing

TË DY VELLEZERIT STUDENTË, TË DY PARTIZANË, RANË DËSHMORË PËR LIRINË E ATDHEUT

 

Vasil Zhapa

-28 mijë partizanë dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë në Shqipëri

Shqipëria, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u bë anëtare e kualicionit antifashist SHBA-BS dhe Anglinë që thyen bishën nazistofashiste që i shkaktoi njerëzimit miliona të vrarë e dëme kolosale materiale ekonomike.

Familja Gjoliku në Kuçin e Kurveleshit mori pjesë e tëra në luftën çlirimtare duke rreshtuar  partizanë pesë anëtarë të saja. Jaho Gjoliku ishte komandant i brigadës së 6-të sulmuese, Heroinë e Popullit që luftoi për çlirimin e vendit  nga Konispoli  në Vishegrad  të ish Jugosllavisë

Të dy djemtë e mëdhenj të komandantit legjendar Jaho Gjoliku ishin studentë në Itali:  Ali e Mitat Gjoliku.

Zërin e Atdheut për të luftuar pushtuesit e ndjen ndër të parët, ndërprenë studimet dhe u kthyen në vendlindje.

Sapo u kthyen në Atdhe, hodhën armët në krah e u rreshtuan për të luftuar me trimëri, në ballë të bashkëluftëtarëve, në formacionin partizan.

Automatiku i tyre u ndie të villte zjarr kundër shkelësve barbarë në Rezame, Praponicë,  Delvinë, Sarandë, Mavrovë etj.

Atje ku zjarri i luftës ishte më i madh, më i egër, më i rreptë, ishin me partizanët e tjerë dy vëllezërit.

Në Mavrovë Mitat Gjoliku, zëvendës komisar batalioni, me automatikun e tij u printe shokëve në sulmin kundër bishës naziste.

Në betejë, plumbi i nazistëve e goditi për të mos u ngritur më.

Ndërkohë në Prapanicë të Delvinës,  Aliu si komisar kompanie u flijua në krye të partizanëve, të formacionit luftarak kundër zaptuesit nazist.

Të dy djemtë e idealit, luftëtarit  të lirisë, bijtë e heroit Jaho  Gjoliku e të nënë Havasë ranë në beteja për t’u kujtuar përjetë si të pavdekshmit me të gjithë  110 bijtë e bijat dëshmorë të Kuçit  të Kurveleshit, fshat martir  i Luftës së Dytë Botërore.

 

Please follow and like us: