Dea Toçi: RILINDJE
Jeta jonë kalon në të katërta stinët
dhe unë dimrin tim sapo e hodha pas,
dimër i acartë thau rrënjazi bimët,
më ngjiri në zë s’më la të bërtas.
Në skuta të errëta u fsheha nga i ftohti,
kërkoja të ndizja zjarrin në shi,
me duart e ngrira drejtuar nga Zoti…
O mendje o mendje, ku më çoje ti?!
Ah moj mendjezeza sa je masakruar,
s’e kuptoj ç’pate, nuk të erdhi zor,
lumturi prisje nga botë e komplikuar
ngrohej në diell, ti akull dëborë.
Sot nuk kam më ftohtë gjithçka po lulëzon,
trishtimin në zemër vendosa ta vras,
në të katërta stinët jeta jonë kalon
dhe unë dimrin tim sapo e hodha pas.
Dea Toçi – “33”
Please follow and like us: