Albspirit

Media/News/Publishing

Pajtim Sejdinaj: Epoka që s’harrohen

Në kujtim të martirit Idriz Dano Hodaj Drizarit

 

Emocionet e epokave historike në jetën time mbetën të pashlyshme në kujtesë. Ato i ngjajnë një ditari ku çdo fletë e tij ka brenda tronditjet shpirtërore, të cilat janë frekuenca filmike të patjetërsueshme. Megjithëse kanë ndodhur në epoka të ndryshme, ato më duken sikur kanë ndodhur sot. Janë pjesë e kujtesës së “Gradaçielës së kujtimeve”, ku   kam “strukur” shpirtin. Dhe ato kujtime e mbajtën atë të prangosur në “Sundukun e artë” bashkë me mallin e patretur dhe dashurinë e pavdekur. Disa prej tyre i kam jetuar duke bredhur në “Lëndinat e jetës” si një qengj manar, disa i kam  lexuar nëpërmjet librave. Në kujtesë ndrijnë si gur margaritar, të cilat ma trazojnë shpirtin në “Sundukun e artë”. Ajo zile telefoni më zgjoi kujtesën dhe më çoi atë në vitet 70-të të shekullit të kaluar.

– Alo! Alo! Jam Zhuljeta! Kemi mbaruar bashkë klasën e 8-të në shkollën “Gjok Doçi”, Symizë-Fratsr-Mallakastër. Kam njoftuar të gjithë shokët dhe shoqet dhe do të bëjmë një takim më 5 Gusht, në përvjetorin e 50-të të përfundimit të kësaj shkolle.

Ishte telefonata më emocionuse dhe më e mallëngjyeshme.

– Po! – i thashë.

-Unë do të vijë nga Qipurua! Mirë u takofshim! – tha dhe mbylli telefonin.

Unë thirra për ndihmë “Flutrën e kujtesës” sime. Ajo më çoi në vitet 70-të dhe më solli para syve komandanten e çetës të shkollës së atyre vitave. M’u kujtuan një nga një shokët dhe shoqet e klasës sime, çapkanllëqet e moshës së fëmijërisë. Mu kujtua ajo, Xhuli vajza me flokë të gjata përmbi gju, fjala e ëmbël dhe buzëqeshja fëmijërore e saj.

U mblodhën. Të gjithë të mallngjyer kokëbardhë dhe pa fjalë.  Aty takuam dashurine e vjetër. Takuam kujtimet. Ndërtuar në gradaçielë, si një kullë e madhe shumë kate ku ndrinin si një yll i zjarrtë që rrezatonte dritë për të gjithë brezat e ustallardve që kishin vënë dorë për ta ndërtuar atë gradaçielë-kullë. Ajo qe ndërtuar nga “ustallarët” me flori që vazhdonin ta lartësoheshin drejt qiellit! Mrekullia më e madhe e zemrave tona: Shkolla!

Por!… Na mbyti dëshpërimi…

Shkollën na i kishin “vrarë”!

Zogjët braktisur folenë!

Ndërtuar në tjetër “pemë”!

Takuam vetëm Gjokën. Me vështrim nga Kapaj hedhur. Me vështrim nga Lura tretur!

Ishte i mërzitur, i trishtuar!…

I dhuruam një tufë lule. Në heshtje kuptuam mërzitjen e tij…

“Covidi-19” dhe termeti kishin tronditur shkollën me emrin e tij. Zogjtë kishin shkuar në shkollën e mesme “Hajredin Fratari”. Ai shpresonte se ndoshta zogjtë do të ktheheshin përsëri. Fjalët ishin hapur se ajo do të rindërtohet, por… kaluan 5 vjet dhe Gjoka nuk po shikonte “as një pikë ujë të shkonte në brazdën e rindërtimit të shkollës. Dhe ndoshta për këtë Gjoka ishte veremosur! Ai ra në mendime duke menduar për epokën e betejës  të  20 Nëntorit 1944. Ajo beteje që e “prangosi” në trevën e Fratarit në Mallakastër. I çuditshëm dhe i drejtë trishtimi dhe mërzitja e Gjokës. Ai ka 5 vjet si roje i këtyre gërmadhave ku asnjeri nuk i flet më gojë. Falenderon nga zemra  fëmijët e vegjël ku  shkojnë çdo mbasdite dhe luajnë lojë luftërash njëri me tjetrin duke i kujtuar epokën e LNaÇl. Ka vite që që nuk e dëgjon më zilen e shkollës dhe gumëzhitjen si bleta të nxënësve. Gumëzhitja që na trishtoi dhe ne ish nxënës të kësaj shkolle.

Hymë nëpër klasat, aty ku kishim mësuar të bëheshim njerëz. Gjetëm krahët e mijra dallëndysheve të padëmtuar. Dëgjonim cicërimat e mijrave zogjve të cilat jetojnë si simfoni e një bukurie vërtet magjepëse dhe vazhdonin të vinin cicërimat e zogjve të larguar në mjediset e kësaj “gërmadhë”…

Dëgjuam zërat brilantë të këngëve labe të kënduar në shkollë. Gjetëm zemrat e mijra pllumbave të ardhur nga e gjithë treva e Fratarit. Gjetëm pleajdën e mësuesve. Portreti i mësuesve tanë ndrinte si ar. Ato portrete dhe kujtime ishin në Gradaçielën-Kullë, e lartë sa 90 kate. I pamë me sy, i prekën me dorë, dëgjuam zërin e tyre magjepëse, dëgjuam tingujt e ziles së shkollës dhe zhurmën e gumëzhitjes së bletëve kur delnin nga kosheret në pushimin e gjatë. Ne të gjithë jemi bashkudhëtare të hipur në  një tren. Ai që udhëton drejt yjeve të qiellit. Lotë e dhimbjes përzier me lotët e dashurisë na janë mbledhur në “Liqenin e shpirtit”. U përqafuam! U mallëngjyem! Epokë që s’harrohet. Duruam mërzitjen, trishtimin. Kjo është jeta! Të bluash dhimbjen në mullinjtë e saj. Kur dhimbja është bëre shkëmb. Dhimbja duhet bluar! Dhimbja është ushqim i përditshëm për njerëzit nga brezi në brez për t’u mësuar ardhshmërinë brezave! Ustallarët e kanë ndërtuar gradaçielën-kullë mes lotëve të gëzimit, dhimbjes dhe durimit. Para saj nuk janë gjë kullat e larta të Tiranës, të Francës, të ShBA-së e gjetkë. Ajo është një gradaçielë-kullë e ndërtuar në formën e një kulle të lartë, ku çdo vit ngre katin e saj. Ata që e ndërtuan atë janë shpërndarë në të gjithë botën, ata nuk e kanë braktisur gradaçielën-kullë. Ata e kanë marrë me vete për të ruajtur indenditetin e tyre shqiptar kudo në Amerikë, Kanada, Greqi, Gjermani, Itali, Francë, Spanjë, Hollandë, Belgjika, Turqia dhe në të gjithë bota ku punojnë dhe jetojnë ustallarë që e kanë ndërtuar këtë gradaçielë-kullë. Ata pasqyrojnë virtytet më të mira të Atmëmëdheut të tyre.

Trishtimi i Gjokës është me vend. Ai e ka një dilemë: A do të vijnë më ustallarë për të vazhduar ndërtimin e kësaj gradaçiele-kullë?! Mos ndoshta kjo gradaçielë-kullë do të ketë fatin e shumë të tjerave të ndërtuar në Kapaj Drizar, Çërril, Çorrush, e gjetkë në Shqipëri. të cilat janë mbyllur me kyç. S’ka më ustallare, kanë ikur! S’ka më ndërtues, të gjithë personalitetet që mbajnë emrin e tyre janë kthyer në roje të godinave. Kjo është drama shqiptare e shumë shkollave në Shqipëri. Ustallarët kanë ikur bashkë me prindërit e tyre. Jetojmë në epokën që nuk harrohet lehtë në breza. Po jetojmë epokën që po i kthejmë këto shkolla në “varreza”.

Duke marre kujtimet në “Sundukun e shpirtit”, kujtimet më të bukura të jetës. Jemi në epokën që do të na mallkoje e ardhmja. Çfarë mëkati po bëjmë?! Heshtje! Heshtja vazhdon të këndojë këngët tragjke të pakëndshme të kurbetit, ku Luli i vocërr jeton me “miellin e shpresës”, bluar në mullirin që solli epoka. Këtu nuk mungon stina e Pranverës të natyrës, por na ka pushtuar “Stina e injorancës” që ka një shekull që vjen e venitur, e zverdhur dhe është përhapur si kuskuta e jonxhës në jetën tonë. Ne vazhdojmë të jemi të verdhë si lule Xane. Verdhëza e Injorancës nuk po gjen shërim, ajo ka filluar të uzuprojë dhe të vdekurit.

Gjoka ka të drejtë të mërzitjet dhe të trishtohet. Trishtimi dhe mërzitja nuk janë vetëm të Gjokës, janë të gjithë shqiptarëve! O Zot! Kaq të pa fat paskemi qënë që të vuajmë! Po mohojmë veten! Të kthyer në armiq të njëri-tjetrit. Si mallkim!… Apo si trashgimni… Në themelet e gradaçielës-kullë lexova një emër që ishte shkruar me gërma kapitale: IDRIZ DANO HODAJ DRIZARI. Koha s’i kishte fshirë gjurmët, ndërsa pseudo-historianët e kishin harruar ta shënonin në histori. Në gradaçielën-kullë ky emër është i gdhendur me gërma të arta si dhe në kujtesën e brezave. Ai ndrin si ylli zjarrte në Panteonin e Historisë së gradaçielës-kullë. Pseudo-historianët asnjëhere nuk u shkruajtën për të. Ai u bën “kurban” i parë në historinë e Trevës e Fratarit. Ai inicoi në këtë zonë çeljen e arsimin 7-vjeçar në vitin 1934 ku u hap falë këmbënguljes dhe bashkëpunimit të tij me Ministrin  e Arsimit të Qeverise të Mbretit Zog. Ndërtoi godinën e shkollës me qendër në Symizë, (emër i cili është i regjistruar në themelet e gradaçelës-kullë në Fratar), me shpenzimet e veta, për t’i dhënë dije dhe kulturë zonës së Fratarit, duke ndjekur modelin e Rilindasit dhe Dëshmorit të Kombit, Hajredin Rakip Fratarit. Kësaj shkolle do t’i ishte bër nder në rast se ajo do të kishte marrë emrin e këtij martiri të lirisë, dijes dhe kulturës për vet kontributin e dhënë në fushën e zhvillimit të Arsimit në zonën e Fratarit në Mallakastër.

Por?!…

Fshati i Drizarit, fshat me karakteristika të veçanta jo vetëm në zonën e Fratarit, por dhe atë të Mallakastrës. Shquhet për pejsazhin e tij gjelbërues në 12 muajt e vitit. Në behar me pamjet e tij fantastike të mbuluara nga lulet shumë ngjyrëshe. Në dimër veshur me kostumin e gjelbër nga bima e përrallit (shkurre) dhe dafina që janë karakteristike për këtë fshat. Shquhet për gurin e tij karakteristik, stërrallin ku kanë marrë emërin “Njerëz me çika stërralli” .Dhe për baltën (dheun) karakteristike të kuqe. Drizari, vendi i tre beslidhjeve të mëdha në Mallakastër. Njerëz me shpirt patriotik dhe atdhedashës gjatë të gjithë epokave historike. Fshat i bekuar nga Perndia ku u bëri dhuratd Teqen më të hershme të zonës. Ku kanë shërbyer me hirësi dhe devotshmëri dy nga kryegjyshët botërorë të Bektashizmit, Dede Ahmeti Miftari dhe Dede Reshat Bardhi. Njerëz të etur për dije dhe kulturë ku kanë lënë gjurmë dhe në arenën ndërkombetare si Nelo Drizari. Bujarë, mikëpritës dhe paqedashës. Vend me një histori të lashtë ku si dëshmitare  është momenti i kulturës “Rrapi voditës” me çezmën e tij të mbrekullueshëm. Si dëshmimtar i të gjitha epokave historike jo vetëm të fshatin e Drizarit, por për të gjithë historinë e zonës së Fratarit. Ai tregon origjinën autoktone të zonës. Shprehja popullore “Në doni të mësoni historinë shkoni dhe pyesni ‘Rrapin Voditës’ në Drizar” është bërë lejmotiv jo vetëm për brezat në Drizar, por edhe për ata të zonës së Fratarit dhe gjetkë. Në këtë fshat u lind Idriz Dano Hodaj në vitin 1876. Pjesemarrës në të gjitha ngjarjet me karakter historik duke filluar nga Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 e deri në 8 shtator 1943 me kapitullimin e Italisë fashiste në Shqipëri. Bashëkohës  dhe shok të idealit me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Hajredin Fratarin, Bektash Cakranin, Ismail Klosin, Fan Nolin, Sulejman Delvinën etj. Pjesrmarrës në çetat e Mallakastrës të udhëhequr nga Hajredin Fratari dhe Ismail Klosi në luftë kundër xhonturqve deri në Shpalljen e Pavarësisë dhe mbrojtjen e Qeverisë së Ismail Qemalit në vitet e rrebelizmit. Pjesemarrës në Luftën e Vlorës i inkuadruar në batalionin “Hajredin Fratari”, pjesëmarrës si delegat në Kongresin e Lushnjes. shok me Fan Nolin dhe pjesëmarrës në Revolucionin Demokratik të Qershorit më 10 Qershor 1924, përkrahës i Qeverisë së Nolit, komandant i xhandarmërisë së Tiranës në kohën e Qeverise së Mbretit Zog. Më 7 Prill 1939 iu bashkua forcave antifashiste në luftë kundër Italisë, të udhëhequr nga Abaz Kupi në Durrës. Pjesëmarrës në Marreveshjen e Mukjes. Nuk u pajtua kurre me idete komuniste. Pjesëmarrës në takimet e burrave në trevën e Fratarit për të luftuar kundër Italisë fashiste, si  nacionalistë së bashku në Rauf Fratarin, Gjyshi Saliaj, Sheh Zenelin, Veiz Zeqën, Rrapo Lelon etj Punoi dhe luftoi për t’i thënë ndal vëllavrasjes në trevën e Fratarit dhe të Mallakastrës. Në Shtator 1943 u kap në befasi rrugës kur po kthehej për në shtëpi nga “Korbët e zinj” me çafkë të zezë në fshatin e tij të lindjes. E morën dhe e çuan në Kalivaç të Tepelenës. E vranë, e masakruan kufomën, e hoqën zvarrë. Kokën ia prenë dhe ia ngulën në një hu gardhi. Ishte “Epoka e të të tërbuarve! E të pashpirtëve! E mëkatarëve. E tmerrshme! Akti më makabër i “Korbave të zinj” me çafkë të zezë! Ai, martir i parë i Nacionalistëve mbas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, u bë “kurban”. Në mbrojtje të vlerave të Lirisë, Patriotizmit, Atdhedashurisë për fatet e  Atmëmëdheut! Shkuan miq, shoke, patriote, bashkëfshatarë e morën trupin e tij dhe e varrosën në vendlindjen e tij të dashur në Drizar, ku prehet dhe sot. Kanë kaluar mbi 80 vite dhe asnjë shënjë pendimi nga “Korbat e zinj” me çafkë të zezë ose “mëkatarët e tërbuar”. Më e pakta  ata duhet të kërkonin falje. Fisnikët do t’i falnin. Fisniku di të falë. Është epoka për të përcjell Paqe, Dashuri, Mirënjohje, Mirësi, Falje; epoka e bashkimit të shqiptareve në trungun e Atmëmdheut (Shqipëri-Kosovë-Çamëri) të cilin koha dhe epokat na i kanë mohuar. Amaneti është zgjuar. Ai u kthye në legjendë:

Moj Gorica e Drizarit

veshur me bimën e përrallit!

M’i ke parë gjurmët e Kalit?…

Moj Goricë e Drizarit!

Ku t’i gjej gjurmët e Kalit?…

O ti, rrapi legjendar!

Në epoka ndrin si ar!

Ti u plake në këtë vend!

Ku legjenda u bë shkëmb!

Trokëllima e “vrapit të kalit”!

U bë legjendë djal i Drizarit.

Thuaj, thuaj vetëm një fjalë!

E vërteta në shesh të dalë!

Për Martirët e Lirisë!

Për trimat e Shqipërisë

Për amanetin e Drizarit.

U bë legjende “vrapi i kalit”!

“Rrapi Voditës” hoqi në zemër!

Ju kujtuan fjalët e nënës!

“S’vdes kurrë legjendari!

Trim me çika stërtalli”!

Kështu e ka thënë i pari!

“Është trim nga Drizari”!

“Rrapi Voditës” fshatin njoftoi

Besllidhjet i lajmëroi

Trimi u vra me fjalë në gojë:

“Atmëmëdheu do të  rrojë

SHQIPËRI-KOSOVË-ÇAMËRI!

Janë vatanet e mia!

M’i ka bekuar Perëndia!

Është e shtrënjtë për mua liria”!

Pyeta qiellin, pyeta tokën!

Ata e panë me sy “bombën”!

Edhe Vjosa vale-valë

Me sy ngjarjen e kish parë!

Si e moçme tha dy fjalë:

Ai u doli ballë përballë

“E torturuan atë natë

Korbat e zinj” me çafkë.

Shpendët e zinj, më të zi se korbët

Çurk atë natë më rridhnin lotët”!

Po, po! U gjetën gjurmët e kalit!

Të Idriz Dano Drizarit

Ato ndezën çika stërralli!

Legjendë trimat nga Drizari!

Legjendar Idriz Dano Kapedani

Nëpër vite të bredh nami”!

U larguam! Epoka vazhdon të jetojë. Kujtimet në gradaçelën-kullë mbeten! Ato në epokën e kohës nuk treten!

Please follow and like us: