Albspirit

Media/News/Publishing

Eurodeputeti Schieder: Nuk ka rrugë të përshpejtuar drejt BE-së për Serbinë nëse Vuçiq vazhdon kështu

Kreu i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (PE) Andreas Schieder tha në një intervistë me të përditshmen Nova se Serbia nuk mund të presë një rrugë të përshpejtuar drejt Bashkimit Evropian (BE) pas formimit të Parlamentit të ri Evropian, veçanërisht nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon me politikat e tij aktuale.

“Nëse Vuçiç vazhdon në rrugën e tij politike, nuk arrin të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe minon sundimin e ligjit, së shpejti nuk do të ketë përparim në pranimin në BE”, tha Schieder.

I pyetur për një koment për zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi në Serbi, Schieder tha se këtë herë nuk ka qenë vëzhgues, por në bazë të asaj që ka mësuar deri më tani, ai e kupton se rekomandimet nuk janë zbatuar në masën e nevojshme.

Please follow and like us: