Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Të jetosh

Nëse kërkon të shohësh shpirtin

Shko para pasqyrës;
pamjen tënde, personat, kafshët,

Dheun, pemët, lumenjtë e rrjedhshëm, shkëmbinjtë
Dhe rërat do t’i shohësh;
Çfarë janë në brendësi
Të gjitha kanë gëzime.
Fotografitë – poza të ngrira –
Nuk tregojnë kuptimin e vërtetë; Shqetësimin kryesor që kemi.
Kushdo, sado madhështor,
Me tituj pafund dhe Hyjnor,
Kur nuk gëzohet për të mirat e jetës
(Për tokat që japin qymyr, hekur,
Ar e çdo gjë të shëndritshme,
As për të mbjellat e pambukut, sheqerit, orizit a grurit,
Për misër, ose tokë kullote,
Pemë molle dhe vreshta rrushi)
Është trupbosh –
sado i shëndoshë –
Pa një frymë shpirti brenda.
Please follow and like us: