Arrestohet kreu i Prokurorisë së Vlorës, në pranga edhe një ish-oficere krimesh dhe dy avokatë
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka është arrestuar me urdhër të SPAK. Bashkë me Zarkën në pranga janë vënë edhe: Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës për gjyqtare dhe ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, Astrit Vladi biznesmen i përfshirë në rastin e Toyota Yaris në Durrës si dhe Radovan Cela, avokat.
Ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve, dyshohet se personat e mësipërm kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim. Gjithashtu sipas informacioneve bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar disa dosje në Prokurorinë e Vlorës.
Please follow and like us: