WhatsApp shton disa veçori të reja për të rritur sigurinë
WhatsApp do të shtojë veçori të reja në aplikacion.
Përditësimi i ri do t’i lejojë përdoruesit të rishikojnë me shpejtësi cilësimet e tyre të sigurisë dhe i ndihmon ata të mbrojnë llogaritë e tyre duke shtuar hapa shtesë sigurie. Veçoritë përfshijnë aftësinë për të vendosur një çelës, duke u mundësuar përdoruesve të identifikohen në WhatsApp me të dhëna biometrike ose një kyçje ekrani (screen lock).
Përdoruesit mund të shtojnë gjithashtu një email në llogarinë e tyre, duke lehtësuar rikuperimin e llogarisë kur nuk mund të marrin kodin e verifikimit me SMS. Për më tepër, kontrolli i sigurisë rekomandon aktivizimin e verifikimit me dy hapa, i cili siguron një hap shtesë sigurie përmes një kodi personal gjashtëshifror.
Kjo veçori e kontrollit të sigurisë është në zhvillim e sipër dhe është caktuar të jetë e disponueshme në një përditësim të ardhshëm.