VARIETY (1914) / ALEKSANDËR MOISIU, AKTORI MË I PAGUAR NË GJERMANI
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Korrik 2024
“Variety” ka botuar, të premten e 3 prillit 1914, në faqen n°4, një shkrim rreth pagës vjetore që Aleksandër Moisiu merrte asokohe në Gjermani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Moisiu, me pagën më të lartë
Burimi: Variety, e premte, 3 prill 1914, faqe n°4
(Dërgesë speciale për VARIETY.)
Berlin, 1 Prill.
Aleksandër Moisiu është tashmë aktori më i paguar në Gjermani. Prof. Reinhardt i paguan atij një pagë vjetore prej 100.000 markash (25.000 dollarësh). Moisiu do të interpretojë “Edipin” në arenën antike të Veronës, e cila mund të mbajë 50.000 spektatorë. Moisiu, një italian me origjinë, do të luajë në gjuhën italiane.