Artan Kajtazi: ÇFARË KAM PARË E DËGJUAR
Çfarë kam parë e dëgjuar
matanë hijes n’kodër
një top drite që fort po digjet!
Çfarë kam parë e dëgjuar
n’pyllin e hënës t’vjetër
edhe hijet të frikësuara!
Çfarë kam parë e dëgjuar
nën zjarr t’errët
një tërbim buzëqeshjesh t’ngrira!
Çfarë kam parë e dëgjuar
n’zonën e gjurmëve t’lashta
lule t’egra, t’perënduar!
Please follow and like us: