Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorja e famshme që lindjen dhe vdekjen e pati në 29 Gusht

Ingrid Bergman (29 gusht 1915 – 29 gusht 1982) ishte një aktore që zotëronte disa gjuhë të huaja, fituese e çmimit të Akademisë, lindur në Stokholm; ajo fliste në suedisht, gjermanisht, anglisht, italisht e frëngjisht dhe ishte përgatitur për një karrierë aktrimi gjatë gjithë jetës së saj. Pasi nëna e saj Frieda vdiq kur ishte tre vjeç, u rrit nga babai i saj Justus Samuel Bergman, një fotograf profesionist që e nxiti atë të pozonte dhe të vepronte para kamerës. Si grua e re, ajo ishte e turpshme, më e gjatë se mesatarja e grave të gjeneratës së saj dhe disi mbipeshë. Aktrimi e lejoi atë të tejkalonte këto shtrëngime, duke i mundësuar asaj të transformohej në një personazh. Ajo u shfaq për herë të parë në filmin ‘Landskamp’ (1932) dhe u pranua në ‘Royal Dramatic Theatre of Stokholm’ si studente me bursë në vitin 1933.

Portreti më i plotë

Është viti 1948 dhe Ingrid Bergman, rreth të tridhjetave, konsiderohet si “shenjtorja” e Hollivudit. Ajo luajti rolin e një murgeshe në “The Bells of Santa Maria”, gruaja e pambrojtur dhe besnike në Casablanca dhe u fut në rolin e heroinës katolike. E kishte vendosur që kur ishte 11 vjeç se “thirrja” e saj ishte të bëhej aktore. Ingrid Bergman lindi më 29 gusht 1915 në Stokholm, Suedi. Ishte vajza e vetme e piktorit dhe fotografit suedez Justus Samuel Bergman. Ajo e humbi nënën e saj kur ishte vetëm dy vjeç. Ndërroi jetë edhe babai i saj pak kohë më vonë dhe në moshën trembëdhjetë vjeç ajo u adoptua nga xhaxhallarët e saj. Shpesh e kalonte verën në shtëpinë e gjyshërve nga ana e nënës në Gjermani, duke vuajtur veçanërisht nga ngurtësia e gjyshes së saj.

Roli i parë

E mësuar nga babai i saj fotograf se si të qëndronte para kamerës, ajo e kuptoi shumë shpejt se dëshironte të aktronte. Tezja e saj nuk ishte shumë pro kësaj zgjedhjeje pasi e konsideronte jetën e një aktoreje të rrezikshme dhe plot tundime. Ajo shkëlqente në shkollë, por preferoi të ndiqte rrugën e kinemasë. Mësuesit e saj ia vinin vazhdimisht në dukje memorien e pabesueshme që kishte. Në vitin 1935, ndërsa studionte për aktrim në Teatrin Mbretëror të Dramës, arriti të marrë pjesë në filmin suedez ‘Konti i qytetit të vjetër’.

Dashuritë e para

Ashtu si në film, Ingrid ishte e ndarë mes dy burrave: Edvin Adolphson, një aktor i martuar 40-vjeçar që punonte në Royal Drama Theatre dhe Petter Aron Lindstrom, një dentist 26-vjeçar, që e njohu përmes një kushëriri. Ajo përfundimisht zgjodhi Petter-in.

Martesa

Në vitin 1937, në moshën njëzet e një vjeçare, Ingrid Bergman ishte tashmë një yll në rritje i kinemasë suedeze. Megjithatë, ajo vendosi të martohet me Petter dhe, një vit më vonë, bëhet nënë: vajza e vetme e çiftit quhet Friedel Pia.

Hollivudi

Ingridi e bëri shpejt Hollivudin të bjerë në dashuri me të. Ajo u pa si një Greta Garbo e re, ndonëse vetëm dhjetë vjet më e vogël. Imazhi i brishtë, ujë e sapun pothuajse si një shenjtore, u përdor më pas për vite me rradhë. Pas suksesit të Casablanca, në vitin 1944 ajo u nominua për herë të parë në Oscars, por e fitoi statujën vetëm një vit më vonë me “Angoscia”.

Roberto Rossellini në jetën e saj

Menjëherë pas xhirimeve të filmit të tretë, “Mëkati i Zonjës Considine”, në jetën e saj hyn regjisori italian Roberto Rossellini, me të cilin u dashurua marrëzisht. Ajo luajti në gjashtë filma të regjisorit italian, i cili e donte vetëm për vete. Ingridi lë të shoqin (të cilit i beson vajzën Pia) dhe Roberto largohet nga Anna Magnani, me të cilën jetonte, pavarësisht se ishte i martuar me Marcella de Marchis. Ata u martuan në Meksikë, por kjo martesë mes tyre nuk u njoh ligjërisht, pasi ai ishte i martuar. Pas lindjes së Roberto Junior, në vitin 1950, dy vjet më vonë lindin edhe binjaket Isabella dhe Isotta. Dalëngadalë ajo filloi të mos durojë më të jetë vetëm një aktore për Rossellinin dhe vendos t’i rikthehet fillimisht aktrimit në teatër dhe më pas në Hollivud.

Martesa e tretë

Duke u larguar nga Rosselini, ajo gjeti edhe një dashuri të re. Ai ishte Lars Schmidt, me të cilin u martua në vitin 1958 dhe me të cilin qëndroi deri në vitin 1975. Ingrid Bergman vdiq disa vjet më vonë, në 1982-shin, nga kanceri i gjirit. Vdiq në të njëjtën ditë në të cilën kishte lindur, në 29 gusht.

https://www2.bfi.org.uk/news-opinion/sight-sound-magazine/features/ingrid-bergman-early-years-sweden-germany

Please follow and like us: