Altin Sh. Kajtazi: Zanë mali
Ah moj zanë fort t’kam dashtë
do t’stolis si varg përmbrenda
kur do t’shoh n’gjoks t’i vë
Oj e butë e brishtë si hana.
Ku je nisë me aq nguti
ndalu pak n’atë breg matanë
lyeji pakëz buzët me qershi
që të dukesh si perri.
A s’më the detit trup po i bie
për me pa t’bukurën Shqipni
shiko dielli shumë t’paska nxi
bashkë me vetulla, flokë e sy!
N’hije t’malit jam t’u t’pritë
fort këtë shtat ma paske rritë
gjoks e shpatulla si shkamb m’i ngrite
përdhe hanën ti ma zbrite.
Ti moj zanë plot hijeshi
veshma qat jelek t’zi
jelek t’zi bashkë me fustan
ngrehe trupin taman janë.
N’këtë fushë t’thirra me hijeshu
me za t’naltë me këndu
e më m’dashtë siç ke ëndërru
n’hije t’druve bashkë me bleru!
Please follow and like us: