Albspirit

Media/News/Publishing

Roberto Vecchioni: Ekziston një metodë e pagabueshme për t’u marrë me idiotët

 

Përgatiti Ilir Çuçi

Gjatë jetës sime kam marrë shumë kritika. Mbaj mend kur fillova të këndoja, disa më thanë se nuk kisha talent! Pastaj, kur arriti suksesi, kishte nga ata që filluan të më kritikonin për këngët e mia, shumë sentimentale, shumë optimiste, shumë pesimiste, shumë mediokre! Me kalimin e kohës, megjithatë, kuptova një gjë.

Nuk është e detyrueshme t’i përgjigjesh të gjithëve, nuk është e detyrueshme të flasësh me të gjithë, nuk është e detyrueshme që të tërhiqesh zvarrë në biseda të shëmtuara. Kur të përballeni me një idiot, mos harroni të bëni një gjë: merrni frymë. Mbani mend kush jeni, nga vini, ku po shkoni. Merrni frymë përpara se të flisni, sepse fjalët kanë shumë nevojë për ajër të pastër. Dhe mbi të gjitha, jepini vetes një luks që pak njerëz e njohin sot: luksin e heshtjes.

Heshtja nuk është bosh, por është plot me përgjigje. Siç ka thënë i madhi De Crescenzo – “Të heshtësh nuk do të thotë se nuk kam asgjë për të thënë”.

Heshtja ime do të thotë: Unë e kuptoj se kush je dhe nuk ia vlen të marrësh vëmendjen time.

Please follow and like us: