Albspirit

Media/News/Publishing

NË AMFITETARIN E YJEVE KA ORË LETRARE

Avdush Canaj

Në ditëndjen e 72 të poetit Alush Canaj
Sonte,
në amfiteatrin e yjeve
ka orë letrare
për DITËLINDJEN E 72 -të
të ALUSHIT.
ALUSH CANAJT.
Vargjet e tyre lexojnë
të gjithë poetët martirë
të pranverës sonë.
Dilni në ballkone
kur del hëna, dilni!
T`i dëgjoni edhe ju
vargjet e Alushit
me melodinë e erës.
Do t`iu buzëqeshë
nga dritarja e një ylli.
Kur del hëna,
dilni në ballkone,

sonte!

Please follow and like us: