Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Vish këpucët e mia dhe do ndihesh ndryshe!

Çdo njeri mund të të marrë për të mirëqenë, çdokush, edhe të afërmit më të shtrenjtë! Çdo njeri me status zemre mund ta marrë për dobësi dashurinë, butësinë, durimin, përmbajtjen, gadishmërinë, qytetarinë, fjalën dhe besimin tënd, dinjiteti dhe integritetin.
Çdo njeri me status shpirti mund të të “godasë” e “therrë” thellë nëse nuk i ke vënë kurrë kufij, nëse ke lënë pas veten për të ulur para e pranë saj një njeri që gjithmonë ka pritur nga ty dhe ka marrë të njëjtën sasi e cilësi të pamatë dashurie, nëse ke ndarë gjithçka me të – nesër mund të të përdorë kundër çfarë në fakt ke ndarë apo jo! Askush që e di se çështë respekti dhe mirënjohja nuk do të drejtohej me të fundit fjalë, me lot egoizmi, me njëanshmëri ndjeshmërie, me paqendrueshmëri. Askush. Askush nuk do hiqte thasët nga shpina e tij për të t’i vënë mbi kurriz të gjithë – sado të rëndë, sado sfilitës, sado denigrues, askush nuk do tentonte të vishte këpucët e tua për të ndierë shumëçka ti ndjen.
Kush të do nuk të lëshon kurrë, nuk të dyshon kurrë dhe mbi të gjitha nuk të lëndon, për asgjë dhe askënd. Askush nuk ta hedh bukën, askush nuk ta nënvlerëson rrugëtimin. Askush nuk të varet si një gur mbi kraharor, gur zhgënjimi, vetëm se i është vënë në dukje se qendra e botës s’mund të jetë gjithmonë ai, se sakrificat duhen të jene të barabarta, se e vërteta është gjithmonë e atij që shfaq shqetësimin i pari, që kërkon mbështetje, zgjidhje, që kërkon çfarë i takon, që pretendon drejtësinë për çdo ditë e natë, që pretendon vlera dhe parime aty ku edhe e tërë bota i lufton.
Jeta është një, na jepet për një arsye dhe është e rëndësishme të jetojmë minimalisht me dinjitet atë.
Mos lejoni askënd të tregojë mbi ju forcën e gënjeshtrës, forcën e egoizmit, forcën e pushtetit. Nuk ka moral më hipokrit se sa atje ku imoraliteti është superior, mungesa e përgjegjësisë, mungesa e besës, mungesa e respektit dhe e zgjidhjes.
Please follow and like us: