Albspirit

Media/News/Publishing

Kompozitori shqiptar me famë ndërkombëtare, në revistën e Cambridge University Press

Një artikull i plotë i kompozitorit të shquar shqiptar Thoma Simaku është botuar këto ditë në revistën prestigjoze TEMPO – Cambridge University Press.

 

I titulluar THINKING ALOUD (‘Duke menduar me zë të lartë’), në këtë artikull kompozitori Simaku përqëndrohet në ciklin e tij SOLILOQUY të cilin e filloi në vitin 1998 me një vepër për violin solo, premiera e së cilës u dha në festivalin ‘Ditët e Muzikës Botërore 2000’. Ky cikël tani përmban nëntë vepra për instrumenta të ndryshme nga të katër familjet e orkestrës simfonike. Çdo vepër paraqet një karakter të veçantë, por të gjitha ndërlidhen me një protagonist të vetëm që rrëfen në gjuhë të ndryshme.

Vepra me fundit, e Soliloquy IX për Trompë dhe Piano Rezonante u kompozua më 2022 me porosi të Ensemble Intercontemporain të Parisit dhe fondacionit Franco-Britanik në Londër, Diaphonique.

I pasur në detaje, shembuj muzikore dhe inçizime të përkryera nga instrumentistë të nivelit botëror, artikulli përqendrohet në relfektime analitike të disa prej veprave të ciklit. Kompozitori shpjegon në detaje përshtatshmërinë e titullit Soliloquy; dhe vetë artikulli nga ana e tij mund të konsiderohet si një “solilokui”. Kompozitori Thoma Simaku e perfundon artikullin me pyetjen: “A do të kompozoj Soliloquy të tjerë?

Kurrë mos thuaj kurrë, por unë kam shumë më tepër për të thënë, me shumë më tepër se një instrument të vetëm. Krijimtaria ime tani po arrin 100 kompozime, dhe, siç e thashë në një intervistë të botuar kohët e fundit (BBC Music Magazine – Tetor 2023), ka shumë muzikë mbrenda meje; në fakt, nëse i riorganizoni germat e mbiemrit tim, do të gjeni Musika”!

Artikulli i plotë në original gjendet këtu:

https://www.cambridge.org/core/journals/tempo/article/thinking-aloud-the-

soliloquy-

cycle/808411DF51043AECBDD472FA4491A690/share/0054b9180d4dcec2f76

479fde7397e0d58ad7b5ca94a3c82b4067b6cb68cc7d6

Please follow and like us: