MUSOLINI ASGJЁSON ALEATIN E TIJ, MBRETЁRINЁ MЁ TЁ VOGЁL BALLKANIKE
Kristaq Balli
Shqipëria, sa madhësia e Merilandit (Maryland), i kishte takuar prakikisht Italisë për 13 vjet. Një shumë e përgjithshme prej një miliard lirash (60.000.000 USD) ishin investuar në Shqipëri për armë, rrugë dhe punë publike nga Musolini. Shqipëria ishte i vetmi vend për të cilin Lidhja e Kombeve nuk do t’i vendoste sanksione Italisë më 1935. Deri në vitin 1932 këshilltari ushtarak i Shqipërisë ishte gjenerali italian Alberto Pariani. Një bazë detare italiane pushton Sazanin (Sasseno) pranë brigjeve të Vlorës, portin shqiptar, nga ku, nëpërmjet ngushticës së Otrandos kalonte nafta për në Itali. Bota i njohu pretendimet speciale të Italisë më 1921 kur Konferenca e Ambasadorëve ra dakord që Italia mund të dërgonte gjithmonë trupa ushtarake ë Shqipëri për të ndihmuar “autoritetet”që të mbajtur rendin.
Sidoqoftë Benito Musolini vendosi javën e fundit që kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe e pushtoi Shqipërinë me forcën e armëve. Lufta ishte e pashpallur (e padeklaruar) por ajo ishte lufta e parë midis kombeve sovranë në Europë në 16 vitet e fundit. Qytetarët e Tiranës, kryeqytetit shqiptar dëgjuan të shtëna në mbrëmjen e 5 Prillit, por në fakt ishte armata 101 e artilerisë që përshëndeste lindjen e një djali të mbretit Zog nga mbretëresha e tij e re Geraldina. Dy ditë më vonë Geraldina po arratisej nëpërmjet kufirit grek me fëmijën e saj, pasi bombardimet kishin shpërthyer në Shqipëri. Shqiptarët ua kthyen armët e tyre italiane pushtuesve, por ushtria italiane ishte e papërballueshme në Tiranë dhe mbreti Zog mori arratinë pas gruas së tij.
Pushtimi i Shqipërisë është i pavlerë për paqe, por i përshtatshëm fort për luftë. Puset e naftës shqiptare ndodhen pranë pikës së duhur për kërkesat italiane. Shqipëria i jep Italisë kontrollin e plotë të detit Adriatik nëpërmjet ngushticës(Otranto) duke e mbyllur tërësisht Jugosllavinë. Nëpërmjet tokës, trupat italianë në Shqipëri mund të bëhen një kudhër mbi të cilën çekiçi i trupave gjermane nga veriu mund të dërrmojë Jugosllavinë. Ose, nga Shqipëria një marshim në rrugë tokësore mund t’i çojë shumë shpejt italianët në Selanik dhe t’i mbajnë turqit në Dardanele. Herën e fundit italianët e kanë administruar të gjithë këtë vijë bregdetare në kohën e Republikës së Venedikut, kur detarët venedikas i shkaktuan dhimbje perandorisë së madhe të turqve otomanë.