Ah, Shukri, Shukri, Dibra shkon në zgjedhje për kryebashkiak të ri!
Dibra shkon në zgjedhje, Shukri Xhelili humb betejën në Gjykatën Kushtetuese.
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili ka humbur betejën me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo e fundit ka rrëzruar pretendimet e tij për shkarkim të paligjshëm nga Këshilli i Ministrave në maj të këtij viti.
Xhelili u shkarkuar pas publikimit të video-skandalit ku ai kërkonte favore seksuale nga një vazjë në këmbim të punësimit të saj.
“Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Pas këtij vendimi i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Dibrës.