Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata Kushtetuese “i heq brekët” Shukri Xhelilit

 

Gjykata Kushtetuese ka shkarkuar Shukri Xhelilin. Vendimi i Kushtetueses ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelilit, për të shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij.
Xhelili u shkarkua menjëherë pas publikimit të videos së seks-skandalit, ku ish-kryebashkiaku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Me vendimin e sotëm, pritet që të bëhet zyrtare nga KQZ-ja dita e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Peshkopisë.

Njoftimi i plotë i Gjykates Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.08.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Shukri Xhelili, përfaqësuar nga avokat Ferdinand Doja

Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave

Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Please follow and like us: