Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtësia, nesër mblidhet Komisioni/PD paraqet vërejtjet e saj mbi draftin e OPDAT/EURALIUS

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, do të diskutojë nesër ligjin për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Mbledhja e Komisionit do të nisë në orën 11:00, ndërsa Partia Demokratike tashmë ka gati opinion e saj, të cilin do ta parqesë  në Komision.

Mësohet se PD në opinionin e saj shpreh kundërshtitë mbi draftin e paraqitur nga OPDAT dhe EURALIUS.

Ndër kontestimet kryesore është roli i Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.

Burime nga PD theksojnë se këto dy institucione duhet të kene vetëm rol informues dhe jo hetues në proces sikunder parashikohet.

Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar  dhe ILDKP, sipas demokratëve,  janë dy intitucione që kanë dështuar të ushtrojnë detyrat e tyre si dhe janë nën influencë poltike.

Ekspertët demokratë mendojnë  se çështja e hetimit nga faza e parë deri në vendimmarrje duhet t’i perkasë organeve  të reja të rivlerësimit pasi siç argumentojnë  është e pamundur që e njëjta strukturë me të njëjtën përbërje dhe mënyrë  funksionimi, me të njëjtën varësi apo pavarësi nga politika do mund të performojë ndryshe, raporton Ora News.

Gjithashtu  një pikë e debatueshme  pritet të jetë dhe afati i  procesit të rivlerësimit. Në ndryshimet kushtetuese të miratuara me konsensus, është parashikuar që ky proces të jetë për një afat 5 vjeçar.

Jashtë debatit poltik nuk do të qëndrojë dhe neni 34 i projektligjit  që lidhet me standartet e kontrollit të figurës së  gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Ky nen në procesin e rivlerësimit  cilëson si rrethanë ndaluese dhe kur  subjekti është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Dhe ne keto kushte duket se sapo ka nisur nje faze e re debati për reformën. /citynews/

Please follow and like us: