Albspirit

Media/News/Publishing

Sejmen Gjokoli: “SHEKULLI I PARË”- PROMOVOHET NË VLORË

Një promovim mes miqsh të pendës e të tjerë njerëz të artit e kulturës, intelektualë të ndryshëm të qytetit, drejtues institucionesh e autoritete vendore të pushtetit.

Në një atmosferë festive e mjedis të kuruar hijshëm me simbolet Kuq e Zi të Flamurit në përvjetorin e 112 të ngritjes së tij në Vlorë, libri “Shekulli i Parë” shënoi një tjetër aktivitet të programuar nga Bashkia në kuadrin e festave të mëdha të Nëntorit…

– Falenderova të gjithë të pranishmit të cilët u bënë pjesë të këtij aktiviteti me vlera të mëdha kulturore e memoristike.

– Falenderova për pjesëmarrjen dhe përshëndetjen e posaçme, kryetarin e bashkisë së Vlorës Ermal Dredha .

Kryetarin e Këshillit të Qarkut Ervis Moçka .

Kryetarin e bashkisë Selenicë Nertil Bellaj .

– Falenderova për një punë të nivelit të lartë redaktorin dhe përgatitësin e librit për botim, poetin e shquar, Arben Bllaci .

– Falenderova organizatorët; Muzeun Kombëtar të Pavarësisë dhe Drkk Vlore si dhe drejtuesit respektiv, Kozeta Halili e Orgest Feimi .

– Falenderova miqtë e mi që mbështetën botimin e librit:

. Naim Qupevaj , Kosovë

. Besnik Sulejmani, Tepelenë

. Ardian Artan Resuli , Tiranë

. Adhurim Duka , Vlorë

– Falenderova për paraqitjen grafike Ing Arben Beqiraj si dhe për sekuencat filmike regjisorin Virgjil Kule .

– Falenderova lektorët: Dr. Dorian Koçi , Skender Spahiu, Albert Habazaj si dhe Doc. Odise Çaçi .

-Duke qenë se libri i kushtohet kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë, pra gjithëçka kulturore ka ndodhur në Vlorë në Nëntorin e vitit 2012, falenderova stafin e bashkisë të asaj kohe dhe kryetarin e saj Shpetim Gjika .

– Falenderova Shoqatën Atdhetare “Foleja e Shqipes”, Strugë për urimet e dërguara posaçërisht për aktivitetin.

– Falenderova për këngën e kënduar tradicionalisht anëtarët e Folk Grup “Bilbili”

– Falenderova “Rgina Group” dhe presidentin Vasil Bedinaj jo vetëm për komoditetin e krijuar për zhvillimin e aktivitetit por edhe kontributin që jep vazhdimisht në fushën e kulturës krahas asaj të turizmit.

-Falenderova familjen time të dashur.

Faleminderit të gjithëve, gëzuar festat e Nëntorit!

Please follow and like us: