Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Tekat e Facebook dhe ne si përdorues të “verbër”

…desha ta bej “mik” klubin letrar De Rada të Ferizajit, por doli se nuk qenkesh e mundur, s’kishte fare buton për miqësinë, mund vetëm t’u besh “lajka” o t’u nisesh mesazh – më tha Facebook (Fb)…
https://www.facebook.com/klubiletrar.deradaferizaj ]

…epo ç’na gjeti, ec e merri vesh dhe këto gjoja rregullat (imponimet) e Facebook, gjithçka e ka programuar sipas qejfit të vet, neve kurrë s’na pyeti gjë, asnjë cikërrimë, me miliona përdorues duhet t’i ndjekin “verbërisht” politikat dhe qejfet e Fb, pa patur kurrë vetë asnjë të drejtë për platformën (që në fakt e shfrytëzon, e eksploaton jetën e tyre, të dhenat e jetës së tyre)…

…boooo, mozomokeq, vetëm centralizëm, vetëm despotizëm socio-mediatik, sipas Fb me miliona e miliarda përdorues na qenkan thjesht “socio-klone” o diç ngjashëm (kujdes, lexuesi s’duhet të ngatërrohet, jo “socio-kloun”, por “socio-klon”, në kuptimin dikush i klonizuar, një dele më tepër e tufës, përdoruesit e Fb s’na qenkan asgje tjetër por diç si socio-kopje (kopje sociale), për t’i shfrytëzuar të dhënat e tyre për reklamat, për t’i eksploatuar si “masë sociale”.

Please follow and like us: