Senad Guraziu: Zemër zjarr e ftohtë, pa gjykime, pa paragjykime
(s. guraziu – ars poetica, n 24)
…kishte një këngë dikur “zjarr e ftohtë” (në dëgjim të parë tingëllon mjaft alogjike si thënie, ose kontradiktore, sepse edhe “zjarr” edhe “ftohtë”, sikur nuk përputhet me logjiken, më shumë shtiret si “metaforë”, gjoja figuracion poetik, realisht cilado nga dy fjalët do duhej të fillonte në “fund-bishtin” e tjetrës, vjen njëra ikën tjetra, s’ka vend për të dyja, sikur s’mund të shkojnë së bashku), kënga ishte madje përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin e këngës “Eurovision”, në v. 2006, interpretuar nga Luiz Ejlli…
…dmth s’ishte këngë “lokale”, jo vetëm e festivalit të Gjirokastrës as e gocave të Llakatundit, por pati konkurruar ndërkombëtarisht, në nivel evropian, nuk pati fituar sepse padyshim do ketë patur konkurrencë të madhe, s’po themi e paskajshme por në kuptimin “kontinental” Evropa mjaft e madhe, panumër shtete pjesëmarrëse, padyshim atëbotë festivali do jetë mahnitur nga ndonjë këngë vetëm “zjarr”, pa akull fare, dhe do ketë fituar – sidoqoftë, deshëm të vijmë tek fakti se kompozimi ynë artistik sot me “akuj të zjarrtë” s’është asfare i pakuptimtë, mos u ngutni me gjykimet as me paragjykimet, edhe koncepti artistik është absolutisht i saktë, përputhet me realitetin (e artistit) 100% : ).