Zheji i del në krah Meidanit/ Po e sulmojnë nivele banale
Edhe Artur Zheji ka dalë sot në mbrojtje të ish presidentit Meidani, pas sulmeve kundër tij nga disa media ngjitur me Edi Ramën. Pasi ka shpjeguar se ish presidenti ka merituar vlerësimin e tij, Zheji i ka cilësuar akuzat ndaj Meidanit si të paturpshme dhe të bëra nga nivele krejt banale, që dëshmojnë krizën morale ku ka hyrë e majta shqiptare.
“Kur pashë e dëgjova, atë sulm të turpshëm dhe të paturp, të orkestruar kundër tij, nga nivele krejt banale të jo shoqerisë shqiptare që duam, u ndjeva dhe ndjehem i fyer.
Por edhe i trembur, për tatëpjetën e madhe dhe krizën e frikshme morale, ku ka hyrë e Majta e sotme shqiptare.
Urrejtja që ajo përçon, mjetet që ajo përdor, turpet që ska frikë të verë në veprim kundër familjeve të “kundërshtarëve”, kundër cdo gjëje që nuk duhet të preket, simbas ca kodeve minimale të një demokracie, qoftë edhe kjo fare primitive, si kjo që kemi.
Andaj kur vërsulen edhe ndaj ish Presidentit fisnik Meidani, në këtë farë feje, është shënuar njëkohësisht edhe niveli më i ulët dhe më i papranueshëm…”, shkruan Zheji.
Sipas tij, pushtetarët e sotëm po shkaktojnë turp dhe frikë me degradimin e tyre moral në emër të pushtetmbajtjes.
Please follow and like us: