Dea Toçi: Yjësive
Do ta shpreh në çdo yll që bie
dëshirën të të kem pranë,
do shoh hënën sysh ma bën
t’i flas qiellit, tokës, ajrit
them mes tyre diku je,
dashuri si në përralla
vjen dhe s’shkon si të tjerë.
*
Ëndërr jete, prekje zemre
forcë e ethshme për mëkat,
mijëra rrahje mi ushqen
më gropos prapë me natë
dhe unë zgjohem përpëlitem
në vetmi rrinë veç të mjerë,
pres një tjetër natë të errët
imi yll kur do bjerë.