Albspirit

Media/News/Publishing

Nju Dehli zyrtar ndalon koncertin në rrugë të këngëtarit anglez, Ed Sheeran

Policia e Indisë ndërpreu performancën e këngëtarit britanik Ed Sheeran në rrugët e Bengaluru, Karnataka, me arsyetimin se nuk kishte leje, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Hindustan Times”, Sheeran në kuadër të turneut botëror arriti në Bengaluru.

Para koncertit, Sheeran mori kitarën e tij dhe filloi të këndonte në një rrugë në Bengaluru. Megjithatë, policia e qytetit i ndërpreu performancën këngëtarit britanik.

Zyrtarët e policisë thanë se ekipi organizator kishte kërkuar leje që Sheeran të këndonte në rrugë, por leja nuk iu dha për shkak të turmave në rrugë.

“Ne kishim leje të këndonim në rrugë, kështu që pikërisht ishim atje. Ishte planifikuar paraprakisht, ne nuk erdhëm këtu rastësisht. Megjithatë nuk ka problem”, shkroi Ed Sheeran në Instagram.

Please follow and like us: