Albspirit

Media/News/Publishing

Absurde dhe shkelje kushtetuese/ligjore si nismë, si deklarim, si praktikë dhe si akt politik e parlamentar

Afrim Krasniqi

Absurde dhe shkelje kushtetuese/ligjore si nismë, si deklarim, si praktikë dhe si akt politik e parlamentar. Akt minues ndaj drejtësisë dhe rolit kushtetues të Kuvendit dhe parimit të ndarjes dhe balancës së pushteteve. Edhe pse shpesh na thuhet se për këtë në botë bëhen edhe filma, ky është një prej rasteve tipike ku asnjë skenarist dhe regjisor nuk do guxonte ta bënte. Natyrisht edhe asnjë politikan i përgjegjshëm, shtetar apo jurist. Në aspektin ligjor ky është akt kundër dhënies së drejtësisë, pengim i drejtësisë dhe presion politik e në konflikt interesi.

Le të jemi të qartë:

❌ Nuk mundet që një parti të marrë rolin e Gjykatës së Apelit dhe as të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

❌ Nuk mundet që një rektor i një institucioni të pavarur të japë sqarime e llogari jo në universitet, jo në Konferencën e Rektorëve, jo para organeve të drejtësisë, por në mbledhjen e një partie politike.

❌ Nuk ka praktikë të ngjashme në asnjë vend të BE dhe në asnjë vend demokratik në botë kur partia mbledh deputetët për të kryer hetime dhe gjykuar një vendim në proces të organeve të drejtësisë.

❌ Zoti Rama dhe PS nuk mund të përcaktojnë prokurorin dhe gjyqtarin, aktet e tyre dhe vendimet e GJKKO, provat dhe masat penale, – duke ofruar një model negativ dhe minues për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe sloganin e tyre për Shqipërinë në BE më 2030.

❌ Komisioni “Xhafa” në Kuvend do të jetë nesër në mbledhjen e grupit, dhe nëse hesht/aprovon edhe këtë herë, duke pranuar akte të tilla populiste e propagandisitike të denja për kohën e Koçi Xoxes, i mbetet të dorëhiqet dhe të pranojë atë që tashmë njihet, strategjinë elektorale për të minuar hetimet VIP të drejtësisë dhe kontrollin përmes presionit të organeve të reja antikorrupsion, sidomos SPAK dhe GJKKO.

Please follow and like us: